Futboll

Rrëfimi për ndeshjen më të inkriminuara në historinë e futbollit: Si u trukua Botërori i 1978-s, në favor të Argjentinës

Kjo është një prej ndeshjeve më të inkriminuara në historinë e futbollit dhe që gjeneron intriga, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 4 dekada.

Misteret rreth fitores së famshme të Argjentinës në Botërorin e vitit 1978 janë pasuruar me një kapitull të ri, pasi dyshimet po gjejnë vend te një prej protagonistëve të ndeshjes.

Suksesi 6-0 i Argjentinës ndaj Perusë, i dha mundësinë Selesion të shkonte në finalen e madhe, ku më pas fitoi me meritë ndaj Holandës.

Jose Velasquez, ish futbollisti peruan shpjegoi në një intervistë për të përditshmen Trome manipulimin e rezultatit nga 6 lojtarë të ekipit të tij.

“U vendos gjithçka në tavolinë dhe nisi nga një takim i presidentëve të dy shteteve Morales Bermudez dhe Jorge Videla, të dy në krye të dy shteteve ushtarake.

Më pas erdhi akordi mes dy stafeve të kombëtareve dhe një grupi lojtarësh” tha ish futbollisti peruan.

Argjentina duhej të fitonte me të paktën 4 gola diferencë për të shkuar në finale, dhe pikërisht kjo ndodhi.

Diktatura ushtarake në Argjentinë synonte titullin kampion bote për të legjitimuar disi qeverisjen në sytë e shteteve të tjera.

“Ndodhën shumë gjëra të çuditshme dhe ishin veprime dinake.

Kujtoj që Videla erdhi në dhomat tona dhe na tha që vendet tona kishin bashkëpunuar gjithmonë. Ishte një kërcënim helmues.

Portieri ynë me origjinë argjentinase nuk do luante, por një orë para ndeshjes u konfirmua në formacion.

Gjashtë lojtarë e shitën ndeshjen në fushë” tha Jose Velasquez.

Related posts

PO NDODH TANI/ Kroacia mbërrin në Zagreb, shikoni pritjen SPEKTAKOLARE të tifozëve (VIDEO)

Isa.Autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Tirana bëhet gati për në stadium, ja çfarë vendos stafi për Hoxhallarin

Delo.autor

Bartomeu: Valverde ka besimin e bordit drejtues

Sadik.Autor

Leave a Comment