Futboll

Vendoset Botërori 2026, Maroku ose tredhëmbëshi SHBA-Kanada dhe Meksika

Pas turneve të caktuar tashmë në Rusi dhe në Katar, Botërori i vitit 2026 dhe i pari që do të ketë 48 ekipe finaliste, mund të organizohet në Afrikën e Veriut ose në Amerikën e Veriut.

Kongresi i FIFA-s në 13 Qershor këtë vit mund të zhvlerësojë çdo vendim të marrë deri më tani madje duke rinisur marrjen e kandidaturave dhe seleksionimin, por aktualisht sfida përqendrohet te Maroku dhe tredhëmbëshi favorit që përbëhet nga SHBA-Kanadaja dhe Meksika.

Qeveria e futbollit botëror zyrtarizoi këtë të hënë nisjen e analizimit të dy dosjeve të prezantuara, një nga vendi afrikan dhe një nga 3 shtetet e fuqishme. Por FIFA la të kuptohet gjithashtu se ekziston një skenar i tretë që të mos përzgjidhet asnjë prej kandidaturave, duke rihapur garën për të tjerë pretendentë për botërorin 2026.

Maroku nga ana e tij ka publikuar një plan ambicioz për botërorin e parë në këtë vend. Shteti afrikan do të shpenzojë 16 miliardë dollarë dhe parashikon të përdorë 12 stadiume për finalet, nga të cilët 5 janë ekzistues por do të modernizohen. Qershia mbi tortë është Grand Stade në qytetin e Kazablankës me kapacitet 93 mijë vende.

Ndërkohë projekti i përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë parashikon 23 qytete finaliste dhe të paktën 16 impiante për fazën finale.

Related posts

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “KËPUCA E ARTË”/ Ja urimi që i bën miku i tij Suarez (FOTO)

Delo.autor

BENZEMA SHPËRFILL MILIONAT/ Por Reali mbetet në merkato. AS “zbulon” emrat

F.autor

TIFOZËT E INTERIT “ZAPTOJNË” STADIUMIN/ 55 mijë bileta të shitura për derbin e Italisë

Delo.autor

Leave a Comment