Bundesliga Futboll

Vidal tundohet nga Mourinho, i ofron dyfishin e pagës në Manchester

Besime të kundërta. Gjendja e Arturo Vidal te Bayern Munich duket se është shënuar. Kjo është ajo që thonë të dhënat, kjo konfirmon thashethemet në merkato, edhe pse ai është i vendosur të qëndrojë në “Allianz Arena”. Për ta larguar mendon Jose Mourinho, i cili përpiqet me një pagë shumë më të madhe për ta marrë te Manchester United. Paga është pothuajse sa dyfishi i asaj aktuale te gjigandët e Bundesligës.

Situata – Bayern Munich është duke u përgatitur për një të ardhme pa “mbretin Arturo”. Me blerjen Leon Goretzka (do të mbërrijë si një transferim i lirë nga Schalke), i cili vjen në një repart ku janë edhe Thiago, Tolisso, Javi Martinez dhe Rudy, shitja e kilenit duket e buxhetuar tashmë.

Kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2019, ai do të jetë më i vjetri i mesfushës, ndaj transaksioni në të vërtetë do të kishte kuptim tani, ose bavarezët do të rrezikonin ta humbisnim atë me parametra zero për një vit. Megjithatë, Vidal e ka bërë të qartë kohët e fundit se nuk ka ndërmend të largohet: “Deri tani mund të themi vetëm se Goretzka do të vijë te Bayern.

Por, askush nuk mund të dijë nëse po dhe ku do të luajë. Natyrisht, ai ka cilësi, përndryshe Bayerni nuk do ta kishte marrë, por duhet të prisni para se të flisni. Unë nuk mendoj absolutisht se me ardhjen e tij i kam dyert e mbyllura. Në tri vitet e fundit kam treguar se kush jam unë. Unë mund të qëndroj. Të largohem, apo të rinovoj, kjo varet nga menaxherët. Ose nga ofertat që vijnë”.

Negociatat – Prej muajsh me radhë flitet për mundësinë e Vidal për të shkuar te Chelsea nga Antonio Conte. Mes të dyve ekziston një marrëdhënie shumë e fortë dhe të dy do të ishin të lumtur të ktheheshin për të punuar së bashku, pas viteve te Juventusi.

Tani, megjithatë, mediat bëjnë me dije se Mourinho sheh te kileni zëvendësuesin ideal të Carrick. Sipas mediave kilene, trajneri portugez i “Djajve të Kuq” do të ishte gati të ofronte për Vidalin një pagë prej 48 milionësh (bruto), me marrëveshje 4-vjeçare. Në fakt, kjo ofertë përkthehet ndryshe me 12 milionë euro për sezon. Aktualisht, “mbreti Arturo” merr rreth 7.5 milionë euro për sezon në Mynih. Oferta e Manchester United, në fakt do të ishte e komplikuar të refuzohej. Drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” janë të bindur në aftësitë e mesfushorit nga Kili. Fjala e fundit, megjithatë, i takon Vidal, i cili, para se t’i njoftohej oferta e pretenduar e Mourinhos, ishte i bindur që të qëndronte në “Allianz Arena”. Edhe me ardhjen e Goretzka…

Related posts

Bayer Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

Sadik.Autor

Supriza Milan, hidhet në sulm për dyshen e Bayern Munchen

Q.Autor

“KURRË NUK ËNDËRROVA KAQ SHUMË/ Messi rrëfen: Nuk “fal” asnjë gol për…

Delo.autor

Leave a Comment