Futboll Premier League

Mourinho: Pjesa e parë ndaj Swanseit ishte e përsosur

Jose Mourinho ka përshkruar pjesën e parë të Manchester United si të përsosur.

Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez shënuan golat e fitores në Old Trafford duke rikthyer United në vendin e dytë të renditjes së Premier League.

“Pjesa e parë ishte e përsosur,” shprehet Mourinho në konferencën për shtyp. “Mbase një gol më shumë dhe ndeshja do të kishte përfunduar që në pjesën e parë por ishte mbase pjesa e parë më e mirë që kemi luajtur që prej ardhjes sime.

“Në pjesën e parë kundërshtari nuk e kaloi gjysmëfushën  tij, nuk kishte asnjë goditje, bëmë presing shumë lart dhe shumë fortë, rikuperuam topin, kishim shumë lëvizje dhe pasime, krijuam situata shumë të rrezikshme, duhet të kishim shënuar më shumë.

“Pjesa e dytë ishte ndryshe, dhe kjo për meritë të homologut tim Carvahal pasi skuadra e tij u përmirësua në pjesën e dytë, por edhe ne e lëshuam disi por në këtë pikë të sezonit me shtatë ndeshje të mbetura na interesojnë më shumë tri pikët.

Mourinho gjithashtu i thuri elozhe Lukaku-t, me belgun që shënoi golin e 100-të në Premier League.

“Evoluimi i tij është i dukshëm. Tek Chelsea ai ishte i ri por eksperienca e fituar te klubet e tjera e kanë bërë gati për Manchester United.

“Dhe ato detaje si lojtar, lëvizja, ndjenja, njohuria për çdo cep të fushës ku ai shkon, vjen falë eksperiencës. Ai është 24 vjeç, ka akoma shumë për të mësuar, ka një Kupë Bote për të luajtur. Këto eksperienca do ta përmirësojnë.”

Related posts

MESFUSHORI PORTUGEZ TREMB TIFOZËT E JUVENTUS/ Bruno Fernandes: Kam folur me Ronaldon dhe…

Delo.autor

E FUNDIT/ Luis Enrique largohet nga stoli i kombëtares Spanjolle, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

INES HELENES/ Mbretëresha e “Instagramit” që feston kualifikimin e Suedisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment