Premier League

Xhaka: Luan një rol kyç në mesfushën e Arsenalit

Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të kritikuar të Arsenalit për këtë sezonë

Graniti nuk ka arritur që të përshtatet mirë ende me sistemin e shpejtë të lojës së Arsenalit dhe shpesh është konsideruar si njeriu kyç për ngadalësimin e lojës së tyre.

Ai ka rritur nivelin e lojës së tij muajin e fundit derisa ka pasur super paraqitje kundër Milanos në Europa Ligë dhe në ndeshjen e fundit në Premier Ligë për Arsenalin.

Por, në disa raste edhe kritika di të jetë e padrejtë.

Në bazë të statistikave del që Xhaka është mesfushori më i mirë i Arsenalit për momentin.

Ai është mesfushori me më së shumti pasime në skuadër. Sa i përketë pasimeve, Xhaka është edhe i dyti në Premier Ligë për pasime.

Por, jo vetëm kaq, ai është njëri prej mesfushorëve që ka krijuar shpesh shanse për gol, madje edhe ka shënuar gola nga 38 paraqitje të tij gjatë këtij sezoni. Ai ka shënuar tre gola!

Nëse vazhdon me këtë ecuri, Xhaka ka mundësi që të fitojë edhe Europa Ligën para se të udhëtojë me Zvicrën në Rusi, ku do të përballet me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë në grup.

Related posts

SULMON SHOKËT E EKIPIT TË MANCHESTER CITY-T/ Mahrez: Nuk duan t’ia dinë për futboll

Delo.autor

VIDEO/ Frikë për Botërorin, Gjermania kërcënon Cardiffin për dëmtimin horror të Sane

Q.Autor

Sanchez drejt largimit nga Arsenal, Wenger gjen zëvendësuesin tek Leicester

Q.Autor

Leave a Comment