Futboll

Ylli i Milan gati të ndërpesë kontratën për ëndrrën amerikane

Mbrojtësi i djathtë Ignazio Abate mund të largohet nga Milani në fund të sezonit për ta vazhduar karrierën e tij në kampionatin amerikan në MLS. 31-vjeçari nuk është një alternativë e parë në “San Siro”, sidomos pas shpërthimit të Davide Calabria. Këtë sezon ish-kapiteni ka grumbulluar vetëm 23 ndeshje me fanellën e “Djallit” në të gjitha garat.

Sipas “Radio Rossonera”, ekziston mundësia reale e ndërprerjes së kontratës së tij me pëlqimin e ndërsjellë në qershor. Ai më pas do të shkonte në Amerikë për të nisur një aventurë të re të karrierës së tij në Soccer Major League, ku para tij kanë shkuar edhe shumë italianë të tjerë si Pirlo apo Giovinco. Në të kaluarën Abate ka qenë pjesë e skuadrave si: Napoli, Piacenza, Modena, Empoli dhe Torino, ndërsa është një produkt i Akademisë së Milanit dhe u kthye në mënyrë të përhershme në vitin 2009.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Vendasit” dyfishojnë shifrat, shënon Jota

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Dyshime për një penallti, shikoni nëse kanë të drejtë “Bardheblutë” apo jo… (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Real Madrid merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment