Futboll

Dështoi në Champions, PSG e ndarë në 5 klane

Media brazialiane “Globoesporte” konfirmon indirekt fjalët e Dani Alvesit se “te Parisi mungon lidhja), pas eliminimit të PSG nga Reali në Champions. Por si është ndarë grupi që drejtohet nga Unai Emery në klane të ndryshme?

Brazilianët: Afrimi i Neymar dhe Dani Alvesit, që u bënë bashkë kundër Edinson Cavanit kur uruguajani kërkoi të ekzekutonte një 11-metërsh, nisi në njëfarë mënyrë ndarjen në dhomat e zhveshejs së parizienëve. Neymar dhe Alves kanë marrë me vete edhe dy brazilianët e tjerë, Thiago Silvan dhe Marquinhos, si dhe portierin Trapp, që është i fejuar me modelen brazialine Izabel Goulart.

Latinët: Lider i kësaj rryme është Cavani, që pasi u grind me Neymarin, mori mbështetjen e Di Marias, Pastores dhe Lo Celsos, të cilëve iu shtua edhe Berchiche.

Francezët: “Autoktonët” e PSG formojnë një grup prej 13 futbollistësh, ku kanë peshë specifike Mbappe, Rabiot, Areola si dhe Kurzawa, Kimpembe e Lass Diarra.

Të pavarurit: Iitalo-braziliani Thiago Motta, që respektohet për qëndrimin e tij në dhomat e zhveshjes, por edhe Julian Draxler, që ka pak miq, shohin punët e tyre dhe nuk përzihen me asnjë grup.

Miku i të gjithëve: Marco Verrati është i aftë të dialogojë me të gjithë në italisht, spanjisht dhe portugalisht. Ai ka simpatinë e të gjithëve.

Related posts

KRISJE MES MEKSIKËS DHE SHBA-së/ Arrestimi i Maduros “trazon” Amerikën para Kupës së Botës

F.autor

Alba largon zërat e Tottenham: Përjetësisht te Barça!

Sadik.Autor

Kristian Panuçi publikon listën e lojtarëve të rinjë që do të luajnë ndeshjen miqësoren kundër Norvegjisë.

Q.Autor

Leave a Comment