Futboll

Ylli i Tottenhamit zëvendëson Rakiticin

​Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Mesfushori kroat, Ivan Rakitic është në bisedime me Manchester Unitedin, për t’u larguar pas katër viteve nga Barcelona.

Skuadra katalonase është e vetëdijshme për mundësinë e largimit të kroatit dhe tashmë është në gjueti për gjetjen e zëvendësuesit.

Dëshira kryesore e trajnerit Ernesto Valverde është mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, shkruan Don Balon.

Edhe danezi është i gatshëm të largohet nga Tottenham ku u transferua në vitin 2013, sepse beson se ka ardhur koha për një skuadër më të madhe. /Express/

Related posts

Njeriu që e zbuloi Messin: Coutinho nuk vlen 160 milionë euro

Q.Autor

DISFATA NDAJ DEBRECEN/ Trajneri Gjoka rrezikon shumë, ja pasojat

Delo.autor

E BUJSHME/ Shevchenko gati të japë dorëheqjen nga Genoa, kombëtarja që la Shqipërinë jashtë Botërorit favorit për ukrainasin

Delo.autor

Leave a Comment