Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Sakrificë dhe krenari, ishte fitorja e Piolit, Ibrahimovic e Maldinit

Fitorja e krenarisë, hak marrja e atyre që pritet t’i prekë eksodi: Stefano Pioli, Zlatan Ibrahimoviç dhe Paolo Maldini i dërguan një sinjal të qartë Eliotit dhe Gazidhisit. Pak a shumë si të thuash: “Ju po na largoni dhe ne po ju tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

Triumfet kundër Lacios dhe Juventusit, dy të parave të klasës, nuk janë aspak rastësore. Trajneri kuqezi e kishte thënë qartazi pas fitores 3-0 në “Olimpico”, duke nënvizuar shpirtin produktiv të shumë aktorëve me valixhe në duar si ai, si Zlatani, si Bonaventura dhe Kjaeri (që vështirë se do t’i paguhet klauzola).

Në fund të kampionatit do të ketë një tjetër revolucion me ardhjen e Ralf Rangnikut, edhe pse ky grup ka treguar se e meriton një tjetër shans. Projekti “Pioli”, i ndjekur nga Maldini, do të ndërpritet me vullnetin e pronarëve të klubit, pavarësisht rezultateve pozitive në fushë. Përveç ndonjë amnezie, trajneri ishte në gjendje për t’i dhënë identitet kësaj skuadre, një lojë kolektive dhe herë pas here edhe argëtuese.

Një punë e shkëlqyer duke parë pritshmëritë dhe nisjen e tmerrshme me Xhampaolon. Ndihma e Zlatan Ibrahimoviçit padyshim që i ka ndihmuar gjërat. Prandaj edhe për këtë arsye duket e pabesueshme zgjedhja për të mos besuar sërish te suedezi për të ardhmen e afërt. Një Zlatan që është gjithnjë “modest”:

“Me mua që në fillim të sezonit, do të kishim fituar titullin”. Një tjetër shigjetë e qartë në drejtim të pronarëve. Ndoshta jo titulli, por kualifikimi në Ligën e Kampioneve do të ishte sigurisht më pranë. Kundër Juventusit ishte një tjetër provë karakteri e një grupi, që duke lënë mënjanë gabimet në mbrojtje, tregoi grintë dhe karakter.

Një lojë e pastër dhe e thjeshtë. Pioli vendosi njerëzit e duhur në vendin e duhur dhe duke shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit, organizoi gjithçka në detajet më të vogla. Pastaj në Milanelo, në dhomat e zhveshjes, duhet të ketë arritur një marrëveshje me futbollistët e tij kur kuptoi se e ardhmja e tij ishte vulosur. Lojtarë që i janë përgjigjur me disponueshmërinë e tyre të plotë dhe këtë po e tregojnë në fushë. Edhe për këtë arsye, meritonin të gjithë një tjetër shans. Përfshirë Maldinin, i cili këtë skuadër e ka ndërtuar duke transferuar fillimisht Teo Hernandezin dhe Ante Rebiçin dhe pastaj Zlatan Ibrahimoviçin.

Related posts

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon CR7

Delo.autor

Dënimi i Skënderbeut merr “dhenë”, mediat e huaja “kryqëzojnë” korçarët

Sadik.Autor

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Sulmuesi del nga burgu dhe firmos me klubin e njohur

Delo.autor

Leave a Comment