Futboll

Zbulohen 3 “big-ët” që Beckham synon te Miami në MLS

David Beckham, bashkëpronar i një klubi të ri në Miami që do të nisë të luajë në MLS Amerikane në vitin 2020 është duke formëzuar projektin që tani, për ekipine tij të ri.

Sipas lajmeve të publikuara në median angleze, si tabloidët “The Mirror”  ose “Daily Mail”, ish-futbollisti ka përzgjedhur disa emera për të udhëhequr ekipin.

Disa nga objektivat kryesorë të yllit anglez, janë pikërisht Carlo Ancelotti, në cilësinë e trajnerit, Rooney dhe Cristiano Ronaldo, të cilët ai shpreson t’i bindë që të transferohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezultate imazhesh për beckham rooney ronaldo

“Unë dua që Miami të jetë më i miri në MLS”, deklaroi Beckham, i cili fund të janarit të këtij viti mori miratimin për klubin e tij.

Ish-futbollisti i Anglisë, ka bashkëpunuar me Ancelotti gjatë qëndrimit të tij të shkurtër te Paris Saint Germain.

Por gjithsesi ai nuk është emri i vetëm i përmendur nga mediat angleze për pankinën e ekipit të Beckham. I mundshëm është edhe opsioni i Zidane, me të cilin Beckham ka luajtur te Real Madrid, ose Bruce Arena, ish-trajneri i Los Angeles Galaxy.

Related posts

SULMUESI GOLEADOR/ Lojtari SHQIPTAR e nis sezonin me gol në Angli (VIDEO)

Isa.Autor

Lenjani kthehet mesfushor dhe shkëlqen, në fushë edhe ish-ylli i Partizanit

Isa.Autor

Mezani: Doli parashikimi i Xhelalit? Me sinqeritet, ishte ndeshje e luftuar!

Sadik.Autor

Leave a Comment