Futboll

Zbulohet plani i Barcelonës për të marrë Antonie Griezmann

Drejtuesit e Barcelonës kanë shpresë se mund të marrin sulmuesin francez Antonie Griezmann në verën e ardhshme. Ky nuk është një lajm i ri duke parë se katalanasit e ndjekin prej dy vitesh sulmuesin 26-vjeçar, por që kanë marrë përgjigje negative nga Atletico Madrid, e cila këtë herë do të dorëzohet, si pjesë e dëshirës së futbollistit.

Duke parë se Atletico nuk mund të bënte blerje në verën e kaluar, Griezmann “sakrifikoi” duke qëndruar edhe për një sezon dhe si pjesë e mirënjohjes, nëse vjen oferta e duhur Atletico do ta shesë.

Image result for griezmann

Sipas “Don Balon”, Barcelona po punon pikërisht për të bërë ofertën e duhur dhe ofron tre futbollistë në këmbim të Griezmann. Mbrojtësi i majtë Lucas Digne dhe mesfushorët Andre Gomes dhe Denis Suarez i janë ofruar ekipit të drejtuar nga Diego Simeone, për të ulur disi çmimin e Griezmann që është rreth 90 milionë euro, aq sa flitet të ketë ofruar Manchester United gjatë verës së kaluar, por dëshira e numrit 7 është të qëndrojë në La Liga.

Jo më kot, numrin 7 te Barcelona nuk e ka askush. Ai pritet të marrë një rrogë të majmë duke ndryshuar Iniseta në “borderonë” e katalanasve pasi mesfushori është gjithnjë e më pranë Kinës.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Leo Messi ka një mesazh të fortë për autoritetet: Mos ndaloni…(FOTO)

Delo.autor

Eliminimi i turpshëm i kampionëve në fuqi, FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Korea e Jugut-Gjermania

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Milinkovic-Savic do të luaj te kjo SUPER skuadër sezonin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment