Futboll Sport

10 lojtarët më të shtrenjtë në botë, në Champions vetëm Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë histori dhe të thyejë rekorde- shkruan e përditshmja spanjolle Marca në një artikull kushtuar futbollistëve më të paguar në futboll. Ylli portugez ka shënuar më shumë se çdo lojtar tjetër në Champions League dhe është i vetmi nga lojtarët më të shtrenjtë në botë që vazhdon të jetë në gjysmëfinale.

Nga Top 10-shja e futbollistëve më të shtrenjtë në botë, sulmuei i Real Madrid është i vetmi që ka siguruar një biletë për raundin tjetër të Champions. 33-vjeçari është i vetmi që i ka mbijetuar garës së fortë në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga Neymar, Messi, Kane, Hazard e të tjerë yje që nuk siguruan dot një biletë për në gjysmëfinale.

Barcelona e Lionel Messit, u eliminua nga Roma, ashtu sikurse edhe Juventus i Higuain dhe Dybalas nga Ronaldo dhe Manchester City i De Bruyne nga Liverpool i Mohamed Salah.

Sipas Transfermarkt, Messi me Neymar kryesojnë Top 10-shën e lojtarëve më të paguar, me 180 milionë euro. Pas tyre vijnë, Harry Kane i Tottenham, Cristiano Ronaldo i “Los Blancos”, Kylian Mbappe i PSG-së, secili me nga 120 milionë euro, që plotësojnë 5-shën e parë. Më tej listën e plotësojnë Kevin De Bruyne i Manchester City-t me 110 milionë euro, Paulo Dybala i Juventus, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Philipe Coutinho, me 100 milionë euro.

CR7-ta ka shansin që të prekë finalen e madhe të Kievit, nëse sonte dhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich të shënojë dhe t’i sigurojë skuadrës një biletë tjetër për mbyllje. Reali shihet favorit në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj bavarezëve të Heynckes. 

10 lojtarët më të shtrenjtë

Leo Messi 180 milionë

Neymar 180 milionë

Harry Kane 120 milionë

Cristiano Ronaldo 120 milionë

Mbappé 120 milionë

Kevin De Bruyne 110 milionë

Paulo Dybala 100 milionë

Antoine Griezmann 100 milionë

Eden Hazard 100 milionë

Philippe Coutinho 100 milionë

Related posts

“KRIJOVA NJË EKIP KU IDEALI ISHTE NDERI I FLAMURIT”/ De Biasi: Shqipëria fiton edhe finalen, mos më pyesni për…

Delo.autor

KËRKOHET NGA GJYSMA E EUROPËS/ Juventusi afër marrëveshjes me yllin e Fiorentinës

Delo.autor

Bilanci financiar, Fassone jep lajmin e ‘hidhur’ për tifozët e Milanit

Q.Autor

Leave a Comment