Futboll Sport

11 statistika të jashtëzakonshme nga sezoni i Salah me Liverpool

Mohamed Salah po zhvillon një sezon të mrekullueshëm me Liverpool. I transferuar të “Të Kuqtë” verën e kaluar, ai është pritur me shumë skepticizëm pas aventurës jo shumë të mirë të kaluar në radhët e Chelsea, ku nuk arriti të siguronte një vend në formacionin titullar. Por, në këtë sezon, Salah ka hedhur poshtë çdo dyshim dhe ka ndihmuar Liverpool të arrijë në gjysmëfinalet e Champions League.

Të shtunë e kaluar, kundër Bournemouth, ai ka shënuar golin numër 30 të sezonit në fitoren 2-0 të marrë nga ekipi i Klopp. Ai realizim e ka bërë atë lojtarin e parë të Liverpool që shnon 30 gola në një sezon të Premier League që nga koha e Luis Suarez (31) në sezonin 2013/14. Por Salah ka vendosur edhe disa rekorde të tjerë me fanellën e “Të Kuqve”.

1 – Afrikani me më shumë gola të shënuar në një sezon të Premier League
Goli i dytë i Liverpool kundër Bournemouth dhe i 30-ti për Salah në kampionat e ka bërë atë të kalojë legjendën e Chslea, Didier Drogba, si afrikani me më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm. Ish-sulmuesi i Chelsea ka realizuar 29 gola gjatë sezonit 2009-/10, teksa “Blutë” realizuan një rekord rpej 103 golash dhe fituan titullin. Por, këtë sezon, Salah, i cili luan si sulmues krahu dhe jo qendërsulmues, ka çarë mbrojtjet kundërshtare falë shpejtësisë dhe teknikës së tij.

2 – Egjitpitian me më shumë gola në historinë e Premier League
Kur Salah shënoi kundër West Ham në muajin shkurt, ai u bë egjiptiani me më shumë gola të shënuar në historinë e Premier League, duke lënë mbrapa Mido-n, i cili realizoi 22 gola në gjashtë sezonet e kaluara te Tottenham, Middlesbrough, Wigan and West Ham.

3 – Egjitptiani i parë që realizon një tregolësh në Premier League
Gjatë rrugës drejt 30 golave, Salah ka realizuar katër në një fitore 5-0 të arritur kundër Ëatford, duke u bërë egjiptiani i parë që realizon një tregolësh në Premier League. Gjithashtu, ai është bërë lojtari i parë që realizon tre gola në një ndeshje nën drejtimin e Jurgen Klopp.

4 – Ka fituar më shumë “Lojtari i Muajit” në një sezon
Salah është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që ka fituar tre çmime “Lojtari i Muajit” në një sezon të vetëm, duke e marrë këtë vlerësim në nëntor, shkurt dhe mars. Në nëntor, ai realizoi shtatë gola në katër ndeshje dhe pas dy muajsh pa e fituar çmimin, Salah realizoi katër të tjerë në tri ndeshje. Ai u shpall “Lojtari i Muajit” dy herë radhazi në mars pas gjashtë golave të shënuar në katër ndeshje, që ndihmuan Liverpool të përforconte pozitën në katër vendet e para të renditjes.

5 – Më shumë gola me të majtën në një sezon të Premier League
Salah është përmirësuar shumë që nga koha kur luante me Chelsea, siç tregojnë edhe 30 golat e realizuar deri tani në Premier, 23 prej të cilëve kanë ardhur nga këmba e tij e majtë, më shumë se çdo lojtar tjetër në një sezon të Premier League. Duket se golat me të majtën janë një specialitet i “Të Kuqve”, duke parë se Salah ka thyer rekordin e 19 golave “mëngjarashë” te vendosur nga Robbie Foëler në sezonin 1994/95.

6 – Debutuesi me më shumë gola në një sezon të Premier për Liverpool
Aktivizimi me Chelsea-in e bën të pamundur që ai të thyejë rekordin e Kevin Philips (30 gola në sezonin 1999/00) për numrin më të madh të golave të shënuar nga një lojtar në sezonin e debutimit në Premier League, Salah ka regjistruar sezonin më të mirë si debutues për Liverpool. Me 30 golat e realizuar deri tani, Egjiptiani ka bërë më mirë se Fernando Torres, 24 gola në sezonin e tij të parë në Premier League me Liverpool.

7 – Lojtari i parë i Premier që realizon 40 osë më shumë gola në një sezon të vetëm pas Cristiano Ronaldo-s
Goli i realizuar kundër Bournemouth ka qenë i 40-i për Salah në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet. Ecuria më e mirë për një lojtarë të Premier League pas Cristiano Ronaldo-s, i cili realizoi 42 në sezonin 2007/08.

8 – Lojtari i tretë i Liverpool me 40+ gola në një sezon
Goli i shënuar kundër Bournemouth e ka bërë atë lojtarin e tretë të Liverpool që ka shënuar 40 ose më shumë gola në një sezon. Roger Hunt ka qenë i pari në sezonin 1961/62, ndërsa Ian Rush e bëri dy herë në 1983/84 dhe 1986/97, që do të thotë se Salah është bërë që tani pjesë e legjendave të Liverpool.

9 – Më shumë gola në një sezon të Champions-it për Liverpool
Rrugëtimi i Liverpool drejt gjysmëfinaleve të Champions League ka qenë i suksesshëm, kryesisht falë treshes së sulmit, me Salah që ka shënuar tetë deri tani. Bashkë me Roberto Firmino, ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola në një sezon të Champions League për Liverpool.

10 – Lojtari i parë i Premier League i përfshirë në 50+ gola në të gjitha kompeticionet
Pesëdhjetë gola. Sezoni i jashtëzakonshëm i Salah e shikon atë të përfshirë në realizimin e 50 ose më shumë gola në ndeshjet e një sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet (40 gola, 11 asiste). 11 më shumë se çdo lojtar tjetër.

11 – Më shumë ndeshje me gol në një sezon të Premier League me 38 javë
Me golin e realizuar kundër Bournemouth, Salah ka regjistruar ndeshjen e tij të 22-të me gol në këtë sezon të Premier League. Asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar në kaq shumë ndeshje, me egjiptianin që ka lënë mbrapa Robin van Persie dhe Cristiano Ronaldo (21 të dy).

Rekorde që Salah mund të thyejë
Salah mund të thyejë akoma rekorde të tjerë para fundit të këtij sezoni. Dy ose më shumë gola do të thyenin rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon me 38 ndeshje, duke lënë mbrapa Alan Shearer (1995/96), Cristiano Ronaldo (2007/08) dhe Luis Suarez (2013/14), të cilët realizuan të gjithë 31 gola.

Pesë të tjerë do ta bënin atë golashënuesin më të mirë në një sezon të Premier League, duke lënë mbrapa Ashley Cole (1993/94) dhe Shearer (1994/95), të cilët kanë realizuar 34 në një sezon me 42 ndeshje. Ian Rush mban rekordin si golashënuesi më i mirë i Liverpool në një sezon me 47, një tjetër rekord i arritshëm për Salah.

Ndërkohë, nëse egjiptiani do të shënojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit që do të luajë në “Anfield” (kundër Stoke, 28 prill), ai do të barazojë rekordin e përbashkët të Roger Hunt dhe Fernando Torres, që kanë shënuar gol në tetë ndeshje të njëpasnjëshme të kampionatit të luajtura në shtëpi.

Related posts

MILANI DHE MALLKIMI I NUMRIT 9/ Pas Inzaghit, vetëm “TOKË E DJEGUR”…

Delo.autor

PAS 3 FITOREVE DHE NJË HUMBJE/ Xhudistja kosovare lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Delo.autor

KLOPP IA MBATH VRAPIT SAPO SHEH GUARDIOLËN/ Po bëhet virale, shikoni reagimin e trajnerit të Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment