Futboll Sport

LIVE/ 2 gola për 2 minuta, Skënderbeu hedh ‘nokaut’ Flamurtarin në Kupë

Po luhet në Vlorë ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut

Flamurtari 0-2 Skënderbeu

/59′ Sowe, 61′ Nimaga

Minutë pas minute

71′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Vila, në lojë Gjergji Muzaka.

65′ Trajneri Duro kryen 2 zëvendësime, largohen Zhufo dhe Zuka, në fushë Nedjelkoviç dhe Tounkara.

61′ GOOOOOOOOL Skënderbeu 0-2. Fantastik Bakari Nimaga, i cili ka realizuar një super gol nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Nurkoviç.

59′ GOOOOOOOOL Skënderbeu 0-1. Ali Soue ka kaluar në avantazh korçarët pas një asisti nga e djathta të Gavazajt. Sulmuesi i Skënderbeu nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën.

54′ Kundërpërgjigje e mënjëhershme e Flamurtarit, që i afrohet golit të avantazhit me Danilo Alvesh, por sulmuesi brazilian ka goditur shtyllën.

52′ Mundësi ideale për Skënderbeun me Nimagën, i cili është futur bukur brenda zonës, por në momentin e fundit ka goditur keq.

 

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

37′ Rifillon takimi…

35′ Gjyqtari ndërpret ndeshjen për shkak të sharrjeve në kor. Tefik Osmani largon topin drejt tifozëve, i nevozuar, gjyqtari nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

 

30′ Flamurtari jep shkëndijën e parë të rrezikshme me Muarem, pas një pasi të Danilo Alvesh, por futbollisti maqedonas ka gjuajtur jashtë kuadratit.

 

27′ Zuka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

24′ Minuta mjaft të mira për Skënderbeun, që provon të rrezikojë me anë të Gavazajt, por topi është pritur nga portieri Nurkoviç.

16′ Skënderbeu i afrohet golit me anë të Soue, korçarët pretendojnë edhe për 11-metërsh, për prekje të topit me dorë brenda zonës. Për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

 

14′ Vangjeli merr në iniciativë nga e djathta, por në momentin e fundit, ndalohet nga mbrojtësat e Flamurtarit.

12′ Shënojnë korçarët me Soue, por sulmuesi dukshëm jashtë loje.

10′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke sulmuar portën e Nurkoviç, me Soue, por pa gjetur golin e avantazhit.

4′ Flamurtari kërkon të rrezikojë nga një goditje këndore, por nuk arrin asnjë nga futbollistët kuqezinj.

1′ Ka startuar takimi, Skënderbeu luan topin e parë nga qendra./ panorama sport

Në Vlorë do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro është favorite për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por për të shkuar në finale duhet të përballojë një Skënderbeu të cilit i është kthyer optimizmi.

Korçarët me kampionatin në ‘xhep’ nuk do të heqin dorë kollaj nga Kupa, trofe të cilin nuk e ka fituar asnjëherë.

I pari finalist është mësuar pak më parë. Laçi. Kurbinasit eliminuan Kukësin

FLAMURTARI-SKËNDERBEU…Formacionet

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Zhufo, Muarem, Alvesh. Trajner. Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Vila, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

“EURO 2020″/ Holanda mposht Maqedonisë së Veriut falë dopietës së kapitenit Wijnaldum

Delo.autor

NUK NDALEN “ZIKALTËRIT”/ Tjetër gabim në mbrojtjen e Napolit, nuk fal “Demi” Lautaro (VIDEO)

Delo.autor

“NUK PUNOJNË…”/ Bayern ”tallet” me defektin e rrjeteve sociale, shikoni postimin qesharak të klubit bavarez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment