Futboll Seria A Sport

20 mijë tifozë të Napolit festojnë si të çmendur, Hysaj pa gjumë (VIDEO)

Qyteti i Italisë jugore dje ka gdhirë në një grumbull fishekzjarrësh të përdorur dhe shiritash festivë. Fitorja në Torino ndaj Juves ka ndezur më shumë se kurrë shpresat e napolitanëve për titullin.

Tre dekada pas herës së fundit, në Napoli aroma e “Scudetto” është më e fortë se kurrë. 22 prilli është një datë që vështirë se do të harrohet nga tifozët e skuadrës së Mauricio Sarrit, madje që tani shumëkush e ka krahasuar me një festim si ai i Vitit të Ri.

Një qytet i tërë doli në shesh për të festuar tri pikët e marra në Torino. Mënyra se si fitorja erdhi dhe sidomos lufta për titull që rihapet, befas ka ngritur në këmbë një popull të tërë të veshur me të kaltër. 20 mijë përllogaritet të ketë qenë numri i tifozëve të mbërritur në aeroportin e Kapodikinos për të pritur skuadrën.

Deri në 4 të mëngjesit, skuadra në një autobus “lundroi” në lumin e turmës, e cila nuk kishte të ngopur duke admiruar beniaminët e saj. Sikur të mos mjaftonin tifozët dhe forcat e rëndit, edhe qindra njerëz me motorë kanë shoqëruar skuadrën në çdo lëvizje të saj.

MARADONA DHE HYSAJ – Diego Armando Maradona, njeriu që i dha titullin e fundit Napolit, festoi në rrjetet sociale duke postuar një foto me fanellën e Kulibalit në duar. Festës “sociale” iu bashkua edhe Elseid Hysaj, i cili përveç fotografisë me skuadrën në dhomat e zhveshjes së “Allianz Stadium”, gjatë natës publikoi edhe një fotografi tjetër ku një zemër e formuar me duar “përqafonte” tifozët napolitanë.

Për të njohur fituesin e kampionatit duhen pritur thuajse një muaj, por me një pikë larg kreut dhe fare pranë ëndrrës, në Napoli askush nuk do të flejë për katër javët e ardhshme.

Related posts

Neymar fluturon drejt Torinos, zbulohet arsyeja e udhëtimit!

Delo.autor

MILAN E KËRKON ME NGULM NË EKIP/ Mesfushori Soboslai: Nuk zhgënjej kudo që të transferohem

Delo.autor

Milan duhet të shqetësohet, Reali kërkon dy xhevahirë të kuqezinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment