Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Shkarkohet Oddo, ish-mbrojtësi i Juves merr drejtimin e Udinese

Igor Tudor është trajneri i ri i Udinese. Shkarkimi i Massimo Oddo ishte programuar prej ditësh dhe humbja ndaj Crotone, e 11-a radhazi, solli divorcin përfundimtar.

Kroati ka firmosur deri në vitin 2019. Ish-mbrojtësi i Juventus, që fitoi balotazhin ndaj Stramaccioni, Guidolin, Delneri dhe Reja, ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Galatasaray në dhjetor 2015.

Tudor mbërriti në Udine i pritur nga Gino Pozzo dhe në krah të tij do të punojë ndihmësi Seric. Nëse Tudor arrin mbijetesën në Serie A, kontrata e tij do të rinovohet automatikisht.

Ish-lojtari i Juves, trajner që nga viti 2013, ka punuar te Hajduk Split, PAOK, Karabuksport dhe Galatasaray.

Related posts

E BUJSHME/ McGregor zyrtarizon rivalin e radhës: Shihemi në dhjetor…

Delo.autor

ME SHAMI NË DORË/ Talentet shqiptarë dhurojnë show tek Lazio, kërcejnë “vallen e Tropojës” (VIDEO)

F.autor

ÇËSHTJA “SUPER LEAGUE”/ De Laurentiis sulmon Perez: Mendon se është mbret. Ja ku ka gabuar

Delo.autor

Leave a Comment