Futboll La Liga Sport

9 sezone radhazi pa u ndalur, njihuni me numrat më “çnjerëzorë” të Leo Messit

Për sezonin e nëntë radhazi, Leo Messi e ka arritur kuotën e së paku 40 golave. Rregullsia e sulmuesit argjentinas të Barcelonës në këtë kapitull të lojës është po aq e mahnitshme, sa numri i lartë i golave. Dhe “10” e Barcelonës nuk lodhet së shënuari, së dhëni asiste, së fituari trofe individualë e tituj kolektivë. Më tepër se kaq, nuk ndalet duke na argëtuar përmes futbollit të tij magjik.

Goli i Messit në finalen e “Copa del Rey”, kundër Sevilla, ishte i 40-ti për yllin “rosarino” në këtë sezon, një rekord që ka qenë në gjendje ta mbajë nga sezoni 2009-2010, i dyti i Pep Guardiolës në stolin e Barçës.

Dhe me pesë ndeshje përpara, për t’u luajtur, të gjithë në La Liga (ndaj Deportivo, Real Madrid, Villarreal, Levante dhe Real Sociedad), sulmuesi i Barçës mund të vazhdojë ta rrisë rekordin e tij, duke shënuar dhe tejkaluar 41 golat e nënshkruar në sezonet 2013-2014 dhe 2015-2016. Kulmi i tij në këtë drejtim u regjistrua në sezonin 2011-2012, me 73 gola në 60 ndeshje.

Ngritja me Pep
Messi, që nga koha e trajnerit Pep Guardiola në stol (sezoni 2008-2009), ka qenë gjithmonë i rregullt në shënimin e golave. Në atë sezon, në garë me Samuel Eto’o, ai përfundoi me 38 gola. Që atëherë, numri i tyre është ngritur në qiell dhe kurrë nuk ka rënë nën 40 gola. Kështu, kronologjia e golashënimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” a qenë e tillë (në numër golash): 47, 53, 73, 60, 41, 58, 41, 54 dhe tani 40. Numrat që e dërgojnë shifrën e golave të Messit me Barcelonën në 547 (në 633 ndeshje), vetëm tre larg kuotës 550.

Referuar garave, Messi ka nënshkruar 378 gola në La liga, 100 gola në Ligën e Kampionëve, 48 gola në Kupën e Mbretit, 13 gola në Superkupën Spanjolle, 5 gola në Botërorin e Klubeve dhe 3 gola në Superkupën Europiane. Rezultati mesatar i yllit argjentinas është 0.86 gola për ndeshje, një mesatare që pas 14 sezoneve në ekipin e parë katalanas flet për marrëdhënien e ngushtë me golin.

Besnik ndaj golit
Nga goli i parë kundër Albacete, më 1 maj 2005, kur ishte 17 vjeç, 10 muaj dhe 8 ditësh, deri në golin e fundit në radhë, në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevilla, më 21 prill 2018, kur ishte 30 vjeç, 9 muaj dhe 26 ditësh, Messi ka treguar një talent të veçantë në artin e dërgimit të topit në rrjetën e kundërshtarëve. Po ashtu, secilin prej tyre ia ka kushtuar gjyshes Celia, personit që e ka ndihmuar më shumë, kur filloi të luante në kategoritë më të ulëta të “Old Boys Newell”.

Vetëm Messi ka qenë në gjendje të ketë një performancë të tillë spektakolare, duke luajtur në një nga pesë kampionatet e mëdha europiane, sikurse është La Liga. As lojtari më i mirë në botë në vitin 2016 dhe 2017, Ronaldo i Real Madridit, nuk e arrin dot atë.

Portugezi ka sezonin e tij te tetë radhazi te Real Madridi. Gjatë kësaj kohe, ai barazoi me yllin e Barçës (53 gola, në sezonin 2010-2011) dhe e tejkaloi atë në tri sezone (2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016). Gjithashtu, në shumën aktuale, ka dy gola më shumë (42-40), por në llogaritjen globale të nëntë sezoneve të fundit, Messi e tejkalon portugezin me 19 gola (467-448).

I pagabueshëm
Nga 58 turnetë, në të cilët Messi ka marrë pjesë me Barcelonën (në të cilët ai ka luajtur të paktën një ndeshje), vetëm në shtatë prej tyre është ndalur së shënuari: Champions dhe Kupa e Mbretit 2004-2005 (ai luajti nga një ndeshje në secilën garë), Superkupën e Spanjës dhe Superkupën Europiane 2006-2007 (ka luajtur dy ndeshje në turneun e parë dhe një ndeshje në të dytin), Kupën e Mbretit 2007-2008 (luajti tri ndeshje), Superkupën Europiane 2009-2010 (luajti një ndeshje) dhe Superkupën Spanjolle 2013-2014 (luajti dy ndeshje). Në pjesën tjetër, në 51 turne, nuk ka mbetur “thatë”. Pra, Leo është një golashënues i sigurtë për Barçën.

Golat e Messit sipas sezoneve

SezoniNUMRI GOLAVE
2004-20051
2005-20068
2006-200717
2007-200816
2008-200938
2009-201047
2010-201153
2011-201273
2012-201360
2013-201441
2014-201558
2015-201641
2016-201754
2017-201840

 

Related posts

SHKËLQEU ME BARCELONËN NË MIQËSORE/ Manaj bëhet personazhi kryesor i mediave spanjolle. Ja çfarë shkruajnë… (FOTO)

Delo.autor

Barcelona me transferim ‘bombë’ nga Franca

Sadik.Autor

“ÇDOKUSH KALON KOHË TË VËSHTIRA”/ Ozil sqaron të ardhmen: Do të qëndroj te Arsenal, të paktën deri në…

Delo.autor

Leave a Comment