Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Klopp zbulon paktin me Salah

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka zbuluar se ka folur për tre orë me Mohamed Salah përpara se ta blinte nga Roma.

Sulmuesi egjiptian iu bashkua të Kuqve për 42 milionë euro verën e kaluar, dhe ka shënuar 41 gola këtë sezon duke luajtur në një rol më qendror.

“Mo luajti shumë mirë te Roma por ata kanë Edin Dzeko i cili është një sulmues i jashtëzakonshëm,” shprehet Klopp për Guardian.

“Pra ishte skema e tyre që ai të luante më në krah. Tani, një vit më pas, ai erdhi te ne me vetëbesim të madh.

“Ai ka shënuar në ndeshjen e tij të parë por humbi edhe dy mundësi shumë të mira.

“Për të mësuam hap pas hapi pasi luan në mënyrë konstante në të njëjtin rol. Sezoni është më shumë rreth interpretimit pas Bobby Firmino është një kalë pune i cili i jep shumë hapësira Salah.

“Kam pasur shumë bisedime me Mo dhe ai e sheh se çfarë po bëjnë të tjerët për të.

“Gjithmonë i kam takuar lojtarët përpara se të firmosnin. Atëherë unë vendos pasi unë kam një ndjesi të mirë për njerëzit. Biseda jonë ishte fantastike.

“Kemi folur për tre orë për gjithçka nga familja e tij te familja ime dhe në fund bëmë një pakt të punojmë së bashku.

“Më pëlqen t’i rikujtoj lojtarëve paktin tonë. me Mo po funksionon shumë mirë.”

Related posts

Zidane: Të gjithë jemi përgjegjës për formën e dobët të Real Madridit, s’dua përforcime

Q.Autor

RONALDINHO NUK E KA HUMBUR MAGJINË/ Shënon tripletë në futboll plazhi (FOTO)

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Ja urimi special që merr Luis Spuarez nga liga kryesore spanjolle (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment