Futboll Sport

A do të transferohet në Madrid? Lewandowski thyen heshtjen me këtë deklaratë

Robert Lewandowski ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet që e lidhin atë me një klub tjetër larg Bayernit të Munichut.

29-vjeçari ka thënë se është mirë në Bundesligë këtë sezon, pasi ka shënuar 27 gola, por për të ka pasur shumë thashetheme se do të jetë sezoni i tij i fundit në Gjermani.

Raportohet se Lewandowski ka punësuar një agjent kohëve të fundit që quhet Pini Zahavi për të gjetur një klub të ri për sezonin 2018-2019.

Për polakun është shkruar që interesim kanë shprehur, Chelsea, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Por, Los Blancos është cilësuar si ekipi që ai do të transferohet për shkak të sezonit të dobët të Benzemas.

I pyetur për këtë kalim në Madrid, sulmuesi i ka thënë “Polskie Radios”: “A po për Realin? Aspak!”. Për momentin nuk jam duke menduar asgjë. Sezoni nuk ka përfunduar. Ne jemi duke u fokusuar në këtë sezon, ku duam të fitojmë gjithçka”, tha polaku.

Related posts

ZVICËR-SPANJË/ Udhëtimi i gjatë drejt Rusisë, Helvetët më shumë lodhje sesa “La Roja”

Delo.autor

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Neymar tërbon PSG-në me veprimin e fundit

Delo.autor

“SKUADRA ËSHTË E KOMPLETUAR”/ Trajneri Martini: Tani prisni Teutën e vërtetë!

Delo.autor

Leave a Comment