Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ Ish-trajneri i Milanit gati të marrë drejtimin e skuadrës së portierit shqiptar

Skuadra turke e Adana Demirsporit po kërkon të bëjë një goditje të madhe duke tentuar të afrojë trajnerin e njohur italian Vinçenzo Montela.

Montela është pa punë që prej dhjetorit të vitit 2019, dhe për momentin drejtuesit e skuadre turke po tentojnë të bindin trajnerin italian të marrë drejtimin e skuadrës të sapongjitur në Superligë.

47-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra italiane si Roma, Katania, Fiorentina, Sampdoria, Milani e Sevija duke e bërë një ndër trajnerët më me eksperiencë në Itali. Adana Demirspor u ngjit këtë sezon në ka bërë merkato serioze duke afruar sulmuesin Mario Baloteli, ndër ta dhe portierin shqiptar të Kosovës, Aro Muriç.

Related posts

Talenti kosovar nuk ndalet, Zhegrova sapo i shënon supergol skuadrës GREKE (VIDEO)

Isa.Autor

Përballja “vllazërore” me Kosovën/ Shqipëria ka fituar “bomberin” e shumëpritur

Sadik.Autor

SASSUOLO-INTER/ Pas një super asist nga Perisic, sulmuesi Dzeko ndëshkon për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment