Futboll Ligue 1 Sport

A e rrezikon Neymar Kupën e Botës? Ja përgjigjja befasuese e mjekut

Mjeku i kombëtares braziliane Rodrigo Lasmar është i kënaqur me progresin që ka bërë sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar pas operacionit të kryer në mars për të riparuar thyerjen e kyçit të këmbës së djathtë. Përpjekjet e Neymar për të arritur në kohë stërvitjen e plotë për Kupën e Botës 2018 janë në rrugën e duhur, sipas mjekut të ekipit të Brazilit. Ylli i Paris Saint-Germain mbylli sezonin me kampionët e Francës pas dëmtimit në ndeshjen kundër Marseille në Ligue 1, duke kryer një operacion më 3 mars. Javën e kaluar Neymar deklaroi se ai synon të kthehet në stërvitje në 17 maj, me Brazilin që luan ndeshjen hapëse në Kampionatin Botëror pikërisht një muaj më vonë në Rostov kundër Zvicrës. Rodrigo Lasmar është i lumtur me progresin e bërë nga aseti i çmuar i “Seleçao”.

“Neymar po punon shumë dhe ne presim që ai të jetë i përgatitur mirë në mënyrë që të mund të bëjë një përgatitje të shkëlqyer për Kupën e Botës. Ai po shërohet në mënyrën më të mirë të mundshme, si pjesë e programit të vendosur për rehabilitim e tij”, tha mjeku për “Globo Esporte”. Gjithsesi një problem për kombëtaren e Brazilit, mund të jetë gjendja fizike e 26-vjeçarit, i cili kërkon një program të veçantë. “Ne duhet të përmirësojmë gjendjen fizike të një lojtari që kthehet nga një dëmtim i gjatë, sepse ndoshta është poshtë nivelit. Lojtarët që kthehen nga një dëmtim duhet t’i nënshtrohen një programi individual, në mënyrë që të kapin sa më shpejtë formën e tyre”, shtoi Lasmar. Shpresat e Brazilit për të fituar një tjetër Kupë Bote varen pikërisht te Neymar që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ai mban shumë përgjegjësi mbi shpatullat e tij. Populli brazilian beson se Neymar ka të gjithë potencialin e duhur për të udhëhequr Brazilian.

Related posts

Merr fund “telenovela” HAZARD/ Belgu arrinë AKORDIN me klubin e…

Isa.Autor

KOPJON MESSIN/ Manchester City barazon shifrat, shënon gol Leroy Sane (VIDEO)

Isa.Autor

SOLARI LARGOHET NGA STOLI/ Ja kur zyrtarizohet trajneri i ri tek Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment