Futboll Kategoria Superiore Sport

MERR FORMË TIRANA NË SEZONIN E RI/ Shehi mendon për skemën, ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”…

Tirana e sezonit 2021-2022 ka marrë formë prej javësh. Trajneri Orges Shehi është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për 11- shen që do të zbresë në fushën e lojës.

E veçanta është që Filip Najdovski rrezikon të mos jetë titullar në ndeshjet e kampionatit, ndërsa Shehi po sheh mundësitë që ka në mesfushë. Bardheblutë nga ana e tyre janë të bindur se kanë skuadrën që mund të konkurrojë për të fituar titullin kampion. Dilema më e madhe është Najdovski, nëse do të luajë titullar apo jo.

Prej kohësh maqedonasi është zgjedhje e dytë, pasi është aktivizuar Behiratçe. Nga ana tjetër, duket se mesfusha do të jetë me treshen, Totre, Limaj dhe Hoti, ndërsa Toli është një alternativë më vete. Sulmi pastaj do të jetë bombë me Xhixhën, Seferin dhe Ngonë të cilët do të garantojnë golat bardheblu.

Related posts

Juventus ka një “ëndërr të pamundur” në merkato…

Sadik.Autor

BILANCI I SEZONIT TË SHKUAR PËR INTER MBYLLET ME MINUS/ Presidenti Zhang: Projekti i rritjes së klubit është konsoliduar, bazuar në…

Delo.autor

RIKTHIMI I POGBA TEK JUVENTUS/ Agjenti Raiola iu kërkon tifozëve bardhezinj të ëndërrojnë

Delo.autor

Leave a Comment