Futboll Sport

Abazaj jo i fundit, zbuloni ”koloninë” e shqiptarëve në Belgjikë

Kristal Abazaj, sulmuesi anësor që në janar u ble nga Skënderbeu, por u la në huazim te Luftëtari, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Anderlecht. Tropojani ka qenë në Belgjikë dhe ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me opsion për të rinovuar edhe një vit tjetër. Sulmuesi i bashkohet skuadrës ku më parë ka bërë mirë Besnik Hasi, ish-kapiten i Shqipërisë, i cili ka luajtur me belgët dhe i ka drejtuar si trajner, duke fituar edhe titullin kampion.

Por Abazaj nuk është i vetmi lojtar me origjinë shqiptare që sezonin e ardhshëm do të luajë në Belgjikë, pasi edhe talenti 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës, Enis Fazlagikj, do të transferohet te Gent dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet. Mesfushori që luan me moshat e Maqedonisë u afrua nga Shkëndija prej Shkupit dhe këtë sezon me kuqezinjtë është aktivizuar në 9 ndeshje, duke arritur të shënojë edhe dy gola. Por kush janë shqiptarë e tjerë që do të gjejnë atje. Le t’ia nisim…

Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës

EDON ZHEGROVA
Sulmuesi është pjesë e skuadrës së Genk dhe në këtë sezon ka zbritur në fushën e blertë në 12 ndeshje në kampion. 19-vjeçari i cilësuar si Messi i Kosovës vetëm gjysmën i ka nisur nga minuta e parë. I rritur në Gjermani, autori i një goli me skuadrën belge këtë sezon, u kërkua nga Panucci të luante me Shqipërinë, por më pas ai zgjodhi të veshë fanellën e Kosovës. Për këtë ka pasur edhe debate, për shkak se fillimisht pretendohet t’i ketë thënë “po” kuqezinjve.

Zhegrova, lojtari i Genk

LINDON SELAHI
Mesfushori ka qenë pjesë e Shqipërisë U17 dhe ka lindur në Belgjikë. Është vetëm 19 vjeç dhe pret që të debutojë me skuadrën e Standard Liege. Hapat e parë në futboll i ka hedhur me moshat e këtij klubi, por ka qenë edhe pjesë e akademisë së Anderlecht, për t’u rikthyer te Standard Liege, ku më shumti për momentin luan me ekipin e dytë dhe është grublluar me ekipin e parë në 2 takime.

Mesfushori qendror i Standard Liege

FATOS BEQIRAJ
Sulmuesi shqiptar që ka luajtur me përfaqësuesen e Malit të Zi është transferuar në janar te Mechelen. Pas një eksperience në Rusi, ai po provon një eksperiencë të re. Me skuadrën belge ka luajtur në katër takime dhe deri më tani nuk ka shënuar gol. Beqiraj ka qenë edhe te Dinamo Zagreb, duke u shpallur tre herë kampion i Kroacisë.

Sulmuesi Beqiraj, i transferuar nga Rusia në Belgjikë

MËRGIM VOJVODA-SEBASTJAN SPAHIU
Mbrojtësi i djathtë ka luajtur me Shqipërinë U21 dhe me pas zgjodhi të luante për Kosovën. 23-vjeçari po luan rregullisht me Royal Excel Mouscron, duke u paraqitur mjaft. Ai ka mundur të luajë në 28 ndeshje në kampionat këtë vit. Për të është sezoni i dytë në elitën e futbollit belg. Në të njëjtin ekip me Vojvodën është edhe mesfushori 18-vjeçar Sebastjan Spahiu. Ai luan në qendër të repartit të mesfushës dhe këtë sezon ka luajtur në dy takime si zëvendësues.

Dyshja e Mouscron, Vojvoda dhe Spahiu

Related posts

Zbulohen fanellat e reja të Bayern Munich për sezonin 2018/19 (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi Giroud është objektivi kryesor, por Milan ka gati planin “B”

Delo.autor

DËSHTON “OPERACIONI” I VERËS/ Objektivi i Solskjaer për mbrojtjen nuk largohet, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment