Champions League Futboll Sport

Liverpool – Roma/ Kush triumfon në Anfield me këtë skemë?

Liverpool-Roma do të jetë përballja e parë e gjysmëfinales së Champions League. Gjigantët anglezë pasi eliminuan Manchester City-n në raundin çerekfinal, shorti i ka vënë përballë djemve të Di Franciscos, të cilët u treguan të zotët në sfidën ndaj Barcelonën dhe siguruan një biletë për këtë fazë.

Jurgen Klopp duket që është i përqëndruar maksimalisht për takimin e nesërm që do të luhet në “Anfield” në orën 20:45. Liverpool u ndal në një barazim 2-2 ndaj Ëest Brom në fundjavë në Premier League ndërsa kërkon që të sigurojë finalen e Kievit në përballjen ndaj verdhekuqve.

Me treshen e sulmit, Salah-Firmino-Mane, tekniku gjerman shpreson që të jetë produktive në sfidën e mbrëmjes së nesërme. Por, nga ana tjetër edhe Di Francesco me “gladiatorët” e tij do të bëjë maksimumin për të shkuar në finale. Megjithatë, se cili prej tyre do të sigurojë një biletë për në Kiev do të shohim në minutën e fundit të sfidës që do të luhet në “Olimpico” javën që vjen.

“Të kuqtë” fituan me rezultatin e përgjithshëm 1-5 ndaj kampionëve të Premier League, Manchester Cityt të Pep Guardiolës ndërkohë që kryeqytetasit italianë përmbysën gjithçka në shtëpinë e tyre pas humbjes 4-1 në “Camp Nou”, verdhekuqtë triumfuan 3-0 në “Olimpico”. Fitore dhe përmbysje e jashtëzakonshme nga djemtë e teknikut 48-vjeçar që arriti t’u dhurojë emocione të jashtëzakonshme tifozëve.

Sportmediaset ka publikuar formacionet e mundshme me të cilat pritet që trajneri Klopp dhe Di Francesco të zbresin në fushë të martën në “Anfield”.

Formacionet e mundshme

Liverpool (4-3-3): Karius, Aleander Arndold, Van Dijk, Lovren, Robertson, Oxlade-Chamberlian, Henderson, Milner, Salah, Firmino, Mane; Trajner: Jurgen Klopp

Në stol: Mignolet, Gomez, Klavan, Moreno, Wijndaldum, Solanke, Ings

Të padisponueshëm: Matip, Emre Can, Lallana

Roma( 3-4-2-1): Alisson, Fazio, Manolas, Juan Jesus, Florenzi, De Rossi, Strootman, Kolarov, Under, Nainggolan, Dzeko; Trajner:Eusebio Di Francesco

Në stol: Skorupsko, Bruno Peres, Pellegrini, Gerson, El Shaarawy, Schick, Perotti

Të padisponueshëm: Karsdorp, Defrel

Related posts

PAS PUSHIMEVE SUPER LUKSOZE/ Ronaldo i kthehet FUQISHËM stërvitjes, ja PAMJET

Delo.autor

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Valdano: Angelli tradhtoi 200 klube, lufta u fitua nga tifozët e Anglisë

Delo.autor

Feston golin e skuadrës së zemrës mes tifozëve kundërshtarë, nis “lufta” (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment