Futboll Sport

Abazaj ngacmon Luftëtarin: Nuk do ta kem kundërshtar në Evropë!

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Kristal Abazaj, u shpall lojtari i ndeshjes kundër Vllaznisë. Ai foli pas takimit dhe golit të shënuar në portën e Alen Sherrit. Mesfushori është lojtari më i rëndësishëm i Luftëtarit, por firma e tij me ekipin e Anderlecht-in e ka kthyer dhe në futbollistin më të rëndësishëm të Superiores. Lojtari beson se do të marrë maksimumin dhe do të arrijë të përshtatet shpejt në Belgjikë.

“Takimi i përzemërt me lojtarët? Jo nuk ka lidhje kjo, por më falënderuan. Unë vazhdoj të jap maksimumin si tani e si deri në fund të kampionatit. Luftëtari ka shumë merita në formimin tim. Kur të shkoj në Anderlecht që vijnë me 18 qershor. Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë se do të më ndihmoj të përshtatem, pavarësisht se më tha se shqiptarët kanë vuajtur në Belgjikë.

Anderlechti? E pashë një nga ndeshjet e tyre. Besoj se me punë dhe me pak fat do të arrij mirë. Besoj se në cilësitë që kam do t’ia dal. Aty ishte një futboll që nuk të lë shumë hapësira.

Mendoj se Luftëtari do të humbë shansin të luajë me ne se do të shkojmë në Champions League (Qesh)”, – përfundoi Abazaj.

Related posts

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

ZBULON LISTËN ME LOJTARËT EKZISTUES/ Shaqiri zgjedh formacionin më të mirë të botë, ka befasi në sulm (FOTO)

Delo.autor

Hierro: “Spanja e para në grup, por nuk është kjo mënyra…

Sadik.Autor

Leave a Comment