Futboll Sport

Ahmataj kërkon kohë për të bërë ndryshimin e madh te Kamza

Ahmataj përqendrohet te skema, ku thotë se moduli që ai preferon nuk mund të lexohet nga lojtarët për një kohë të shkurtër. Sa i përket humbjes, ana psikologjike ka luajtur rolin e saj që blutë e Kamzës të largoheshin pa pikë nga Korça.

“Të luash kundër Skënderbeut është e vështirë për çdo skuadër. Pa diskutim ata nuk kanë as presionin e titullit, sepse i kanë siguruar pikët. Na vjen keq sepse ne i dhuruam golat skuadrës kampione. Duhet të kishim qenë më të qetë nga ana psikologjike. Skuadra e vuan këtë problem sepse vijnë nga humbjet radhazi dhe i pranon golat shumë lehtë. Ne duhet të rregullojmë balancat në fazën mbrojtëse”.

“Ne sot vinim me disa mungesa. Në momentin që unë vendosa të luaja në një modul tjetër, pash që nuk mund të bëja asgjë. Sepse këta janë mësuar që të luajnë me 4-2-3-1. Por, kur i ktheva në këtë modul ata nisën të luanin. Për 3 ditë nuk kisha se çfarë të bëja. Fati i keq për mua që jam në fund të kampionatit, sepse nuk ka shumë javë. Por, për pjesën e mbetur të kampionatit besoj se ka kohë që të bëjmë diçka për të ndryshuar situatën”.

“Për punën e orarit, nuk më takon mua që ta vendos. Ne kemi objektiv që të luajmë deri në fund të kampionatit dhe që të sigurojmë mbijetesën e skuadrës tonë”.

Related posts

Legjenda e United: Lukaku do të shënojë 30 gola këtë sezon

Q.Autor

A E PA GJYQTARI NË VAR KËTO PAMJE? Guardiola do tërbohet nga goli i Llorentes (VIDEO)

Delo.autor

WOLVES-ARSENAL/ Granit Xhaka është rikthyer titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment