Futboll La Liga Sport

Fitorja ndaj Valencias i sjell Mesit një dhuratë

Barcelona vendosi një rekord me fitoren ndaj Valencia-s duke shkuar në 39 ndeshje pa u mundur. Por ky sukses në “Camp Nou” solli edhe një dhuratë për yllin ekipit e Lionel Messi. “Pleshti” shkon në kuotën e 312 fitoreve të arritura në La Liga, po aq sa edhe ish ikona e Real Madridit Manolo Sanchiz. Por ndryshe nga i dyti që e arriti këtë numër në 523 takime, argjentinasi e realizoi për 413 sfida.

Me triumfin e sotëm, Messi është një ndër 5 futbollistët që kanë arritur më shumë fitore në historinë e La Liga-s. Ylli i Barçës, Xavi Hernandez në karrierën e tij shënoi 322 fitore në 505 ndeshje. Me të tillë ritëm, duket se “Pleshti” do ta kalojë ish shokun e tij të skuadrës në sezonin e ardhshëm 2018/19. Ylli i “Galaktikëve”, Raul në 550 takime në La Liga, shënoi 327 fitore. Andoni Zubizarreta fitoi 333 nga 622 ndeshje, kurse rekordi mbahet nga Iker Casillas që në 510 takime gëzoi suksesin 334 herë.

Por ndeshja kundër Valencia-s solli edhe rekord të tretë, këtë herë negativ. Protagonist është trajneri i miqve, Marcelino. Ai ka luajtur 18 takime kundër ekipit blaugrana dhe asnjëherë nuk ka mundur që të fitojë. Në karrierën e tij ai ka drejtuar edhe skuadrat e Racing Santander-it, Sevilla-s, Recreativo-s dhe Villarreal-it. Me skuadrën aktuale, spanjolli pati 4 mundësi që të mund të merrte fitoren e shumëkërkuar, por nuk ia doli dot.

Related posts

Ndëshkim i pazakontë në Angli/ Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë, por merr karton të kuq

Q.Autor

Napoli i interesuar për mesfushorin e Bayernit

Sadik.Autor

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment