Futboll Sport

Ajo ditë kur Aubameyang luajti në një fushë pas qebaptores!!!

Kur Pierre-Emerick Aubameyang shkeli në fushën e “St,James Park”, sot para 52 mijë shikuese, dukej sikur ishte 1 milionë kilometra larg vendit që kishte vizituar vetëm një herë gjatë jetës së tij, qytetin e Newcastle.

Në fakt, ishte vetëm 3 kilometra larg nga fusha në lindje të qytetit verior, që ndodhet pas një qebaptoreje dhe dyqani frutash, në “Grounsell Park”, shtëpia e klubit amator Heaton Stannington.

Ishte në këtë vend, që në verën e vitit 2012, sulmuesit i blerë për 60 milionë euro nga Arsenal, luajti para syve të 400 mbështetëseve të skuadrës amatore.

Futbollisti që markoi Aubameyang atë ditë ishte kapiteni i Heaton, Joe Wear.

The game took place at Grounsell Park, which is located behind a kebab shop and a florist 

“Gabon ishte duke u përgatitur për turneun olimpik të futbollit në “St.James Park,” – shpjegon ai për “Sportsmail”. – Ata duhet të luanin një miqësore Newcastle U-23, por ajo ndeshje u anulua dhe ata kishin nevojë të domosdoshme për një test kontrolli. Kësisoj, të shtunën, 24 orë para ndeshjes, na njoftuan se kishim ndeshje me Gabonin. Lajmëruam shokët e ekipit dhe gjysma prej tyre erdhi me dhimbje koke nga pija e të shtunës në mbrëmje, sepse nuk e dinin që do të luanim edhe të dielën.”

“Personalisht vrapoja 10 kilometra çdo ditë të dielave dhe kur më telefonuan për ndeshjen vendosa të shkojë sepse mendova se mund të luaja mirë, pastaj ishte vetëm një miqësore dhe unë nuk dija shumë për Gabonin. Mendova se ata nuk dinin të luanin futboll, por u gabova…”

Aubameyang, atëherë 23 vjeç, nuk jepte përshtypjen e një profesionisti serioz kur erdhi të luante në një fushë kishe, mes shtëpive gjysmë të boshatisura, pa vizime të qarta, pa shkallë për tifozët dhe rrethim mbrojtës. Praktikisht ishte lulishtja e lagjes

“Ai e bëri mirë rolin e tij, erdhi me kufje të shtrenjta duke dëgjuar muzikë dhe me atletet e fundit të “Nike”, por kishte harruar këpucët e futbollit, – kujton Wear. – Trajneri ynë i dytë i vuri në dispozicion makinën e rojes së fushës për ta çuar në hotelin Hilton në Gateshead, për të marrë këpucët. Unë mendoj se roja u bë shumë nervoz që iu ngarkua kjo detyrë. Për të qenë i sinqertë nuk e dija mirë kush ishte. Disa nga shokët në dhomat e zhveshjes më thanë se nuk e kishin parë kurrë duke luajtur, por se e kishin marrë në lojën “FIFA” dhe aty ishte shumë i mirë.”

Aubameyang kishte mbyllur sezonin me 18 gola për St.Etienne dhe vetëm 12 muaj më pas do të shkonte te Borussia Dortmund për 15 milionë euro. Nuk kaloi shumë kohë që Wear të kuptonte përse shokët e tij kur luanin “Playstation” ishin magjepsur nga Aubameyang.

Gabon were meant to play against Newcastle Under 23s but it had to be cancelled

“E gjitha kishte të bënte me lëvizjet pa top. Ai as që mendonte si ta merrte apo ta ndalonte topin, thjesht e hidhte përpara edhe nëse nisej 15 metra prapa, sërish ta kalonte me shpejtësi,” – thotë Wear, aktualisht 35 vjeç, trajner i përgatitjes fizike në një akademi tenisi.

“Nuk mendoj se në atë ndeshje dha 100% të vetes, megjithatë ishte një shkallë mbi të gjithë ne. Ekziston një fotografi e tij duke dribluar një nga lojtarët tanë, Gary Dixon. Në minutat e ndeshjes që vendosa ta markoj një për një, Aubameyang shënoi dy gola. Ia vura fajin 10 kilometrave vrap që kisha bërë në mëngjes…”

Aubameyang u zëvendësua në fund të pjesës së parë, që Gaboni e fitoi 4-0. “Pas ndeshjes i ofruam mundësinë e një dreke me pica dhe birrë, por në mënyrë shumë të sjellshme ata e refuzuan dhe na dhuruan një fanellë me firmat e tyre, që është ende në klubin tonë. Atëherë ishim në Northern Alliance (kategoria e 11-të), por kurrë nuk jemi ngjitur më lart. Fusha jonë kishte karrige vetëm për 50 shikues dhe e quanin veten Djemtë e Kishës së Fundit. Gjithsesi, mund të themi se në karrierën tonë patëm fatin të luajmë kundër Aubameyang, sulmuesi më i mirë i Arsenal.”

Related posts

Werner kërcënon me largim Leipzigun: Dëshiroj një klub të madh…

Sadik.Autor

Eriksen: Ishim spektatorë, e bëmë Ajaxin të duket më i mirë sesa është

Delo.autor

Milan – Hellas Verona, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment