Bundesliga Futboll Sport

Akuzat ndaj Lewandowskit, drejtuesit e Bayern shpjegojnë situatën e bomberit

“Më duket një polemikë qesharake, për mua dhe të gjithë këtu te Bayern-i. Lewandowski ka shënuar 39 gola këtë vit dhe jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën dhe për faktin që edhe sezonin tjetër do qëndrojë me ne. Është një makineri golash dhe shpresoj që nesër të jetë mbrëmja e tij”, ka thënë mes të tjerash legjenda gjermane, duke i dhënë fund diskutimeve. Pas sulmuesit polak gjatë gjithë kohësh është thënë se janë pikërisht spanjollët e Real Madrid, por Bayern Munchen nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shënuesi më i mirë i skuadrës.

Lewandowski është shënuesi më i mirë në Bundesliga, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës këtë sezon 28 herë. Gjashtë prej golave i ka shënuar me penallti. Këtë sezon ai nuk ka pasur rival për “Këpucën e Artë”, pasi Nils Petersen (ish-lojtar i bavarezëve) i Freiburg, ka shënuar 15 gola dhe renditet i dyti. Në Champions League 29-vjeçari ka arritur të shënojë vetëm pesë gola, por kjo nuk i zbrapsur drejtuesit gjermanë për të besuar se me të në ekip ata mund të fitojnë gjëra të rëndësishme. Ky është sezoni i katërt që sulmuesi luan me Bayern Munchen dhe numëron 105 gola të shënuar në Bundesliga, teksa në 2 sezonet e mëparshme ka shënuar nga 30 gola.

Related posts

E PRISTE SHQIPËRIA/ Talenti Hoti sqaron zgjedhjen e tij: Ja pse zgjodha të luaj për Kosovën

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Ja prapaskena e PSG-së në blerjen e Mbappesë për të shmangur…

Isa.Autor

HYSAJ NUK E NIS MIRË ME TIFOZËT E LAZIO-S/ Kënga që i bëri t’i zbarkojnë në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment