Moto GP Sport

MotoGP/ Rossi zbulon pse ka marrë nofkën ‘Doktori’ dhe numrin 46

Hayes Edwards, djali i ish-kampionit të MotoGP dhe dy herë fituesi i Botërorit të Superbike, Colin Edëards, ka pasur kënaqësinë që të jetë në rolin e gazetarit për një ditë dhe të intervistonte dy pilotët e Yamaha-s, Valentino Rossi-n dhe Maverick Vinales, që i kanë treguar atij disa kuriozitete.

Mes të tjerash pilotët kanë folur për fillimet e tyre në botën e motociklismit, si dhe disa anekdota në lidhje me Colin. Rossi gjithashtu shpjegoi motivin për të cilin e quajnë “The Doctor” (Doktori) dhe pse ka zgjedhur numrin 46, i cili është i stampuar në pjesën e përparme të motorit të tij që në nisje të karrierës së tij.

“Isha me babain tim në shtëpinë e tij në Tavullia. Graziano më vendosi në motor, ishte hera e parë për mua”, shpjegoi Rossi. “Në Itali, thuhet se je doktor kur je shumë i zoti që të bësh diçka. Diçka serioze, e nivelit të laretë. Dhe një mënyrë e të thëni me të qeshur ‘Doktori’”, sqaroi Rossi në fillim sa i përket emrit.

Më pas, ai foli edhe për numrin: “Zgjodha numrin 46 sepse në vitin 1979, kur linda, babai im garonte me një motor 250ç dhe mbante atë numër, ja përse e kam zgjedhur”.

Lidhur me përvojën e tij me Edwards, ai tregoi disa momente speciale: “Ishte diçka e bukur që të garoja me Colin, karrierat tona janë takuar në shumë momente, por ajo që mbaj mend më shumë është me Suzuka, në fillim nuk e njihja Colin sepse ishte në Superbike, por nga ai moment u bëmë miq”. Vinales, ndërkohë, nuk e mban mend herën e tij të parë që ka hipur në një motor, “por ka disa foto ku kam kalëruar si të isha një kalë”.

Related posts

KUKËSI-FLAMURTARI/ Trajneri Gjoka kërkon të mbajë ritmin deri në fund (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ Mesfushori i Inter bëhet gaz i botës, nuk do ta besoni çfarë rasti ka shpërdoruar (VIDEO)

Delo.autor

DANA HITE: “Kam takuar stafin e Mayweather për të organizuar duelin me Khabib”

Isa.Autor

Leave a Comment