Futboll Seria A

Alessandro De Piero: 2018-ta, viti i Dybalas

Alessandro Del Piero beson se ky do të jetë viti i Paulo Dybalas me argjentinasin që do të shkëlqejë në skenën e Championsit tashmë që Juvnetusi përgatitet për përplasjen e dyfishtë në çerekfinale me gjigantët madrilenë të Realit.
Trashëgimtari i Del Pieros me fanellën numër 10 është rikthyer fuqishëm te bardhezinjtë pas dëmtimit të pësuar, me një seri golash në Serinë A, siç ishte rasti në takimin me Lazion muajin e shkuar apo edhe në përballjen e Championsit në “Wembley” kur ekipi i Allegrit eliminoi Tottenham Hotspur. Ikona e Juventusit, Del Piero, beson se do të jetë sulmuesi 24-vjeçar ai që do të bëjë ndryshimin në ndeshjen me Realin.
Sipas Del Pieros, çdo vit e më shumë Dybala po konfirmon veten si një supertalent. “Cilësia e tij është absolute dhe kam bindjen se këtë vit sulmuesi Dybala do të shpërthejë më gjithë shkëlqimin e tij,” – deklaron 43-vjeçari Del Piero.

Related posts

PRITEJ TË ZYRTARIZOHEJ TEK KUKËSI/ Por Andi Lila merr vendimin e papritur

Delo.autor

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superkupën e Italisë mes Inter-Juventus, ja ku do të luhet…

Delo.autor

MUNDI KAMZËN/ Cungu: “Dominuam lojën, meritonim fitore më të thellë”

Isa.Autor

Leave a Comment