Futboll La Liga Sport

“THUMBON” DY YJET E FUTBOLLIT/ Modric: Jam i lumtur për punën që kam bërë, në futboll nuk vlejnë vetëm…

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modrici, jo vetëm që i ka dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në Topin e Artë, por tani i ka thumbuar këta të dy duke thënë se njerëzit tani e kanë kuptuar se në futboll nuk janë të rëndësishme vetëm golat.

Të hënën në Dublin, Modrici u shpërblye me Topin e Artë dhe e bëri këtë gjë në mënyrë shumë të ndryshme në krahasim me fituesit në dekadën e fundit, Messin dhe Ronaldon, të cilët kishin kontribuar shumë përmes golave të shënuar për skuadrat e tyre.

Kroati është i lumtur që puna e tij në qendër të fushës është shpërblyer dhe se ky çmim nuk po varët më vetëm nga numri i golave të shënuar.

“Rrugëtimi ka qenë shumë i gjatë dhe i vështirë, por për shkak të kësaj, unë jam edhe më i lumtur për të gjitha gjërat që janë duke ndodhur tani. Të gjitha shpërblimet, si çmimi për lojtarin më të mirë të FIFA-s ose Topi i Artë, më duken edhe më mirë tani kur e di se askush nuk m’i ka dhuruar”, ka thënë Modrici në një intervistë për revistën GQ.

“Të gjitha gjërat që i kam, i kam arritur përmes punës. Kjo gjë më bën shumë të lumtur që njerëzit ka arritur ta kuptojnë më në fund atë që e kam arritur në karrierën time sportive. Është e vërtetë që u nevojita të fitojë shumë gjëra për këtë çmim, si tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, si dhe të arrij deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë”.

“Të gjitha këto janë të pabesueshme për mua. Vetëm tani, të tjerët e kanë kuptuar së në futboll nuk vlejnë vetëm golat, golat dhe golat”.

Related posts

FITUESI I KUPËS SË BOTËS/ Irritohet Griezman: Unë e meritoj që të jem në podiumin e “Topit të Artë”

Isa.Autor

DËMTOHET LOJTARI I KOMBËTARES U-21/ Zëvendësuesi i tij vjen nga ekipi i Superiores…

Delo.autor

MBARON PRITJA/ Juventus e nis pa Sarrin. De Ligt në stol, Dybala me rol të ri në sulm

F.autor

Leave a Comment