Futboll La Liga Sport

Kiko Femina: Kam luajtur me Messin dhe Ronaldon, por Xavi ishte më i miri!

Pak janë futbollistët në botë që kanë veshur fanellat e dy skuadrave më të mëdha sot në botë, Barcelonës dhe Real Madridit.
Kiko Femenia i Watfordit, që cilësohej një talent premtues, kishte një fillim karrierë unike, duke qenë pjesë e të dy skuadrave.

27 vjeçari kishte mundësinë që të stërviste edhe me Messin edhe me Ronaldon, por ishte krejt dikush tjetër që e impresionoi atë.

“Po, unë jam stërvitur me Messin dhe Ronaldon dhe ishte diçka e mirë, por djali që më kishte impresionuar më së shumti, ishte Xavi Hernandez në mesfushë, ai kurrë nuk humbiste topin”, ka deklaruar Femina.

27 vjeçari Femina, është pjesë e Watfordit që nga viti 2017, ku ka regjistruar 23 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Related posts

INTERI NDAL MISIONIN PERISIC/ Arsenali kërkon të shpenzojë për një sulmues nga La Liga

Delo.autor

PAS DEBATIT TË ASHPËR ME GJYQTARIN/ Pezullohet trajneri i Premier Leagues, ja masat

Delo.autor

KOMBËTARJA SPANJOLLE ËNDËRRON ANSU FATIN/ Barcelona rrezikon ta humbasë për…

Delo.autor

Leave a Comment