Futboll Sport

Allegri lavdëron Napolin, “thumbon” lojtarët e Juves

Allegri thotë se lojtarët është dashur të jenë më të vëmendshëm te goli i pranuar në minutën e 90’, që i dha fitoren Napoli.
Një pikë, kaq është diferenca në Serie A mes liderit e vendit të dytë, pas fitores së madhe të Napolit kundër Juventusit në “Allianz Stadium”, 0-1, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi, Kalidou Koulibaly, në minutën e 90’, shokoi vendasit për ta rihapur seriozisht garën për titull.

Diferenca mes Juves e Napolit tani është vetëm një pikë, 84 me 85 – kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund e sipas Max Allegrit, tani gjithçka mund të ndodhë.

“Napoli meriton të lavdërohet për fitoren, por nuk kishin pothuajse asnjë shans. Ata duhej patjetër të fitojnë, kurse neve do të na kryente punë edhe barazimi”, tha Allegri.

“Ishte ndeshje (fantastike) nga të dyja ekipet. Ka pasur shumë gjuajtje në portë. Kemi pasur disa vështirësi, por është dashur të jemi më të vëmendshëm që të mos lejojmë atë gol nga ndërprerja. Por, ishte ndeshje e rëndësishme për dy ekipet, ndeshje direkte, kështu që kurrë nuk i i dihet se çfarë ndodh në sfida të tilla”.

“Sido që të jetë, duhet të shikojmë para dhe të përgatitemi për sfidat e mbetura. Deri në fund kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, për të mirën tonë, kemi gol-diferencën në favor”, shtoi mes tjerash Allegri.

Related posts

ROMA KËRKON MIQËSORE ME “LOS BLANCOS”/ “Galalaktikët” vendosin kushtin financiar prej…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ndryshim i papritur, trajneri Conceição refuzon Napolin. Ja shkaku…

Delo.autor

“TAMPONËT JANË BROÇKULLA”/ Mjeku i përgjigjet Ronaldos: Hajde virolog, se na duhesh për kalçeto

Delo.autor

Leave a Comment