Futboll Sport

Salah, pasi u shpall më i miri në Premierligë: “Ëndërroja kthimin në Angli që t’u tregoja të gjithëve se…

Salah ka thënë se që nga dita e parë kur u largua nga Premierliga, ka ëndërruar të kthehet dhe t’i tregojë drejtuesve të Chelseat se gabuan me të dhe se nuk kishte shanse te “Blutë e Londrës” për të treguar cilësitë.
Mohamed Salah e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë për sezonin 2017/18 në Premierligë, duke lënë prapa Kevin De Bruynen.

Egjiptiani po shkëlqen që në sezonin debutues me Liverpool, që ka shënuar 41 gola në të gjitha garat, 31 prej tyre në Premierligë. Pasi mori çmimin, Salah përmendi sërish Chelsean, që nuk besuan te 25 vjeçari sa ishte pjesë e tyre në sezonin 2013/14.

“Që nga dita e parë që u largova nga Premier League, kthimi këtu ka qenë në mendjen time”, tha Salah.

“Nuk kisha shanse te Chelsea kështu që e kisha të qartë se dua të kthehem dhe t’iu tregojë të gjithëve se çfarë jam në gjendje të bëjë”.

“Jam shumë i lumtur për çmimin dhe për shokët e skuadrës dhe ajo se çfarë po bëjmë në Champions League”, shtoi Salah.

“Mendoj se jam rikthyer si një tjetër person, njeri, lojtar, siç kam thënë, nuk kisha shanse te Chelsea”, theksoi mes tjerash Salah.

Related posts

Maroku “gjunjëzon” Spanjën, vjen goli i parë (VIDEO)

Sadik.Autor

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

KAOS TOTAL/ BARÇA gjen zëvendësuesin e SUAREZ, MESSI nuk e PËLQEN sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment