Futboll La Liga

Ish-mesfushori i Barcelonës: Ronaldo është më i mirë se Messi

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi i Barcelona.

Ky është verdikti i dhënë nga ish-futbollisti i Barcelonës, Alexander Hleb. Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë nisur një duel personal që nga viti 2008 dhe e ka fituar secili prej tyre pesë herë “Topin e Artë”.

Real ka vuajtur në kampionatin spanjoll, ku renditet në vendin e katërt, por është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions Leauge, ndërsa Barcelona kryeson La Liga, por u eliminua nga Roma në Champions.

“Ronaldo ndoshta nuk është numri 1 për sa i përket talentit sepse Messi është superior ndaj gjithkujt, por Ronaldo është më i mirë se Messi sepse ai është lideri i vërtetë, ndryshe nga Leo. Faktet konfirmojnë se në një sport kolektiv si është futbolli, Ronaldo është më i mirë se Messi.”

Hleb vazhdoi: “Messi ka talent të padiskutueshëm, për ditë pas dite po shohim se Ronaldo është lojtari më i mirë, ai që çdo ekip dhe çdo trajner do ta donte për vete.”

Related posts

KISHTE INTERESIM NGA INTERI/ Berat Gjimshiti zgjedh se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij

F.autor

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Skënderbeu me sytë nga Afrika, nën urdhërat e Dajës 2 lojtarët…

Delo.autor

Besart Berisha shënon super gol me roveshatë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment