Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KUMBULLA, ÇFARË SHPËRTHIMI! De Biasi: Ja pse duhet ta blejë Interi

Në mesin e lojtarëve të vlerësuar shumë nga menaxhmenti zikaltër, si një përforcim i mundshëm për repartin mbrojtës, është edhe 20-vjeçari shqiptar, Marash Kumbulla. Në rolin e ekspertit të futbollit italian, por jo vetëm, vlerësim mjaft pozitiv për lojtarin e Veronës ka edhe Gianni De Biasi. 

Ai është i gatshëm për hapin e madh të karrierës. Ka personalitet dhe karakter për ta imponuar veten edhe në një ekip të shkëlqyeshëm si Interi, – thotë ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, që në atë kohë kishte mundësinë ta shihte Kumbullën me U-17 kuqezi.

“Në atë kohë, askush nuk mendonte se mund të kishte një shpërthim kaq të menjëhershëm e të papritur. Mjafton të shikosh se çfarë ka qenë i aftë të bëjë vitin e kaluar. Kumbulla nuk u aktivizua farë në Serie B, por këtë vit, falë trajnerit Juric, u shndërrua një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Aq sa për të bërë mbrojtjen e Veronës të katërtën më të mirë të kampionatit.

Cilësitë e Kumbullës? Është një djalë i zoti, të gjithë flasin mirë për të. Ka fizik të fortë, si dhe është shumë teknik në daljen nga mbrojtja me topin në këmbë. Me Juric trajner u zhvillua taktikisht, ka inteligjencë dhe di t’u paraprijë situatave, cilësi që i japin mundësi ta mbulojë shumë mirë zonën e tij. Ai di të luajë kudo, mund të jetë partner perfekt për çdo mbrojtës.

Është një i djathtë natyral, por di të përdorë shumë mirë edhe të majtën. E ardhmja tek Interi? Mund të bëhet menjëherë një lojtar i rëndësishëm atje, për aftësitë që ka dhe kapacitetin mendor. Është talent konkret, jo i fryrë”.

Related posts

E BUJSHME/ Do të largohet me çdo kusht nga Juvja, Cristiano Ronaldo nuk flet me shokët dhe trajnerin Alegr

Delo.autor

SUPERLIGA/ Superkupa “Skënderbeu-Laçi” ngre siparin e sezonit të ri

Isa.Autor

Hidhet shorti në Kupën FA, mësohen çiftet e 1/8-tës

Q.Autor

Leave a Comment