Futboll Premier League Sport

Arsenal gati të paguajë 20 mln € për yllin e Dortmund

Sokratis do të jetë një Topçi!

Gjermania Bild ka raportuar të enjten se agjenti i lojtarit të përfaqësueses greke është duke biseduar për një transferim të lojtarit tek Arsenal në verë.

Sipas The Sun, ekipi që aktualisht renditet në vend të gjashtë të Premier League, është gati të paguajë 20 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Ai do të jetë ylli i radhës që kalon nga Bundesliga në kampionatin anglez.

Borussia Dortmund po kthehet në një treg personal të Arsenal, pas blerjeve të Mkhitaryan dhe Aubameyang, ishte edhe drejtori i skautëve Sven Mislintat ai që zgjodhi Londrën këtë sezon.

Që në merkaton e kaluar Sokratis është shprehur se kërkonte një aventurë të re. Në Angli thuhet të jenë të interesuar edhe Chelsea me Manchester United.

Por edhe në Serie A interesi është i madh për të. Ish-trajneri i tij Max Allegri kërkon ta ketë tek Juventus, por ai është kandidat për të trashëguar pozicionin e Arsene Wenger te Arsenal.

Related posts

PRET LEJEKALIMIN NGA FIFA/ Manchester United shpenzon 10 milion euro për talentin 16-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Favori ynë është që e njohim shumë mirë si luan Salah!

Sadik.Autor

Weah jr: Nuk e ndjej presionin e mbiemrit, jam ndryshe nga babai im…

Sadik.Autor

Leave a Comment