Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Jurgen Klopp ka këshilluar tifozët e Liverpool të tregojnë respekt për Roma-n dhe të mos përsërisin skenat e turpshme me autobusin e Manchester City-t në prag të ndeshjes së parë të çerekfinales së Champions League.

Liverpool është detyruar të kërkojë falje për incidentin ku autobusi i Qytetarëve është sulmuar nga tifozët të cilët kanë hedhur shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera të rënda.

Klopp ka insistuar se ai kërkon të shohë të njëjtën atmosferë të martën, por pa sjelljen e panevojshme jashtë stadiumit.

“Mendoj se është e qartë, në stadium duhet ta bëni prapë, mbase edhe më mirë, jashtë stadiumit duhet të tregoni respekt,” shprehet ai pasditen e së hënës.

“Ky është një klub fantastik futbolli i njohur për atmosferën kështu që nuk kemi pse bëjmë të njëjtat gjëra si ndaj City-t.

“Tregoni respektin që meriton kundërshtari pasi jemi vetëm rivalë në fushë. mendoj se ky është një qytet i mrekullueshëm, të gjithë e njohin bukurinë e Romës por jo të gjithë njohin dashamirësinë e popullit të Liverpulit dhe këtë gjë duhet ta tregojmë.”

Related posts

SERIA A/ Ja plani i Spalletti-t për të prishur hegjemoninë e Juve-s!

Sadik.Autor

“NDESHJET E NATIONS LEAGUE NUK I MARRIM SI MIQËSORE”/ Gjimshiti: Uzuni dhe Balaj po bëjnë mirë, do shënojmë

Delo.autor

“SËMUNDJE” BARAZIMESH NË KAMPIONAT/ Ja sa pikë më pak ka Pirlo në krahasim me të padëshiruarin Sarri…

Delo.autor

Leave a Comment