Futboll Premier League Sport

Arsenal pëson humbjen e 11-të në kampionat

Arsenal ka pësuar humbjen e 11-të në Premier League teksa është mposhtur nga Newcastle në St. James Park me rezultatin 2-1 pas një përmbysje të vendasve. Me këtë rezultat Arsenal tani mbetet në kuotën e 54 pikëve, dy më shumë se Burnley i vendit të gjashtë. Ndërsa Newcastle me shumë mundësi ka siguruar qëndrimin në Premier League. Arsenal e nisi shumë mirë ndeshjen duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 14’ falë Alexandre Lacazette i cili, pas një asisti të shokut të sulmit Aubameyang, godet menjëherë topin duke shënuar një gol të bukur.

 Miqtë shijuan një periudhë të mirë pas golit të avantazhit por nuk arritën ta mbanin për shumë kohë pasi Ayoze Perez barazon gjithçka në minutën e 29’. Sulmuesi i Newcastle po shijon një formë fantastike dhe ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit për ekipin e Benitez.

Pas pushimit Arsenal nuk del me të njëjtën dëshirë dhe është shumë i ngadaltë në krijimin e aksioneve, kjo edhe për meritë të vendasve që vendosen mirë në fushë dhe shfrytëzojnë kundërsulmin e shpejtë sa herë që dalin përpara. dhe pikërisht në atë mënyrë vjen përmbysja me golin e Ritchie në minutën e 68’. Por Arsenal prapë nuk reagon dhe vetëm shtylla e shpëton ekipin e Wenger nga goli i tretë teksa Kenedy është i pafat në minutën e 75’.

 Arsenal nuk ka më fuqinë mendore dhe fizike të reagojë dhe duhet të dorëzohet me Newcaslte që merr tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Related posts

SUPRIZA NGA KLUBI I LACIO-s/ Gëzuar ditëlindjen Thomas (FOTO)

Q.Autor

U HODH SHORTI NË CHAMPIONS/ Inter tabuja e “Pleshtit”, Ronaldo dashuron Atleticon, ja statistikat interesante

Delo.autor

PASUESI I MODRIC/ PEREZ do me çdo kusht “MAGJISTARIN” e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment