Futboll Sport

Atletico Madrid, Simeone shpreson që “ylli” mos të largohet…

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, shpreson që të mbajë Antonie Griezmann në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez ka një klauzolë prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së tij me Atletico dhe sipas shtypit futbollisti do të shkojë te Barcelona pas Kupës së Botës.

“Ne duam më të mirën për Griezmann, – deklaroi Simeone gjatë konferencës për shtyp të ditës së mërkurë. – Unë shpresoj t’i tregojmë se jemi një ekip i fortë dhe mund të përmirësohemi në të ardhmen duke luftuar për sa më shumë trofe.”

Më pas, Simone shtoi: “Ne jemi ekipi i dytë në Spanjë në këtë sezon, pas Barcelonës dhe matematika na mban ende në garë për titullin. Në Europa League kemi shansin të shkojmë në finale dhe kemi futbollistë të aftë në përbërje. Shpresoj që Griezmann të mos largohet.”

27-vjeçari Griezmann u mor nga Sociadad në vitin 2014 dhe tani është bërë lojtar kyç te Atletico dhe te kombëtarja spanjolle që do të luajë në Kupën e Botës në Rusi. Për të, krahas Barcelonës, është interesuar edhe Manchester United.

Related posts

ZYRTARE/ RONALDO do vetëm “ZONJËN” e tij, vjen vendimi që LUMTURON tifozët

Isa.Autor

MILAN I PAPËRMBAJTSHËM/ Super akison nga “Kuqezinjtë”, Castillejo ndëshkon Smapdoria-n (VIDEO)

Delo.autor

FOTO E TRISHTË/ Eleminimin e Argjentinës dhe Portugalisë nuk e perjeton vetëm Messi dhe Ronalos, por edhe…

Sadik.Autor

Leave a Comment