Futboll Premier League Sport

TREGON PËR PROBLEMET E TIJ ME DEPRESIONIN/ Ish-bomberi anglez: 5 vitet e fundit kanë qenë një mu* për mua

Fitimi i Champions-it më 1999 është ende një nga arritjet më të pabesueshme në historinë e kompeticionit. Në atë triumf të Manchester United ka lënë “vulën” e tij edhe Andy Cole, një nga bomberët më të mirë anglezë të të gjitha kohërave. I intervistuar nga “The Guardian”, ish-sulmuesi ka folur për problemet e tij me depresionin, që e ka pllakosur prej disa vitesh, pasi iu nënshtrua një transplanti të veshkave:

“5 vitet e kaluara kanë qenë një stuhi e fortë për jetën time, një mu*. Sidoqoftë, jam akoma këtu dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se çfarë vështirësish përball me këtë sëmundje. Ata të shikojnë nga jashtë dhe thonë: Jeni mirë, keni një pamje optimale. Nga jashtë mund të jetë e vërtetë, por nga brenda jo. Të duhet të marrësh ilaçe për të rregulluar humorin tënd”.

Të ecësh përpara, kur je prekur nga depresioni, është jashtëzakonisht e komplikuar, për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të humorit. Këtë makth e rrëfen edhe ish-futbollisti i njohur: Një ditë ndihesh tepër mirë, ditën tjetër, në vend të kësaj, je copë-copë shpirtërisht. Si të mërkurën e kaluar, kur pyeta veten: Çfarë bëra të martën, që të ndjehesha sot kështu? Ishte e pamundur të dilja nga shtrati. Të enjten isha përsëri mirë”.

Depresioni i Cole provokohet edhe nga pamundësia për të pasur një jetë sociale, për shkak të kufizimeve të vendosura nga emergjenca e “Coronavirus”: “Është vërtet e vështirë, çdo ditë që kalon. Kur keni këtë problem shëndetësor (depresionin) duhet të dilni, të ushtroheni dhe të jeni me njerëzit. Është e vështirë, nëse detyroheni të qëndroni në shtëpi, në një hapësirë të kufizuar, pa qenë në gjendje të shoqëroheni. Ngushëllohem duke biseduar me dikë përmes internetit, por nuk është e njëjta gjë sikur të dalësh nga shtëpia për të qeshur e bërë shaka me njerëzit e tjerë”.

Related posts

INTER I FRIKSHËM/ Vetëm dy skuadra kanë bërë më mirë në Europë

Delo.autor

Sulmi me thikë ndaj Gjokës, FSHF shtyn ndeshjen Luftëtari-Vllaznia

Q.Autor

NGA CELTIC DERI TEK Legia rivalë ferri për Tiranën në Champions

Delo.autor

Leave a Comment