Futboll Sport

Aubameyang: Kisha dyshimet e mia për Lacazette

Pierre-Emerick Aubameyang thotë se ishte i pasigurt për Alexandre Lacazette kur ai mbërriti tek Arsenal në janar.

Por dyshja ka krijuar një raport të mirë brenda fushës megjithëse Arsenal po vuan në Premier League. Lojtari nga Gaboni dha një asist të bukur gjatë disfatës me Stoke, si dhe i la një penallti një ndeshje më parë duke hequr dorë nga tripleta e tij.

Të dy lojtarët janë bërë të famshëm në Ligue 1 dhe ka pranuar se ishte i shqetësuar nëse do të bashkëpunonte me Lacazette në një ekip.

“Miku im Lacazette ishte te Lyon kur unë isha te Saint-Etienne,” shprehet Auba për faqen e Arsenal. “Ai është një lojtar që e vlerësoj shumë pasi është një person i këndshëm, shumë pozitiv.

“Nuk isha 100% i sigurt kur erdha këtu pasi kishte disa lojtarë të Lyon me të cilët nuk shkoja mirë – por nuk kisha probleme me të kur luanim ndaj njëri-tjetrit.

“Jam shumë i lumtur që kam njohur një person kaq pozitiv që më ka ndihmuar të përshtatem në dhomat e zhveshjes.”

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Dani Alves prezantohet te Barcelona me… shapka si në vitin 2008

Delo.autor

MOVIOLA E DINAMO-SKËNDERBEU/ Sistemi VAR anulon dy gola (VIDEO)

Delo.autor

Buffon debuton me humbje, PSG pëson 4 gola nga “Interi” francez

Isa.Autor

Leave a Comment