Futboll Sport

Dy klubet e vetme që mund të blinin Pogba nuk janë të interesuar

Manchester United me shumë mundësi do të kalojë një merkato vere intensive pas një sezoni jo të mirë, ku nuk arritën të konkurronin City-n në Premier League dhe u eliminuan nga Sevilla në Champions League.

Investime të tjera priten në verë pasi diferenca me Qytetarët duhet të ngushtohet.

Sipas disa raporteve, disa lojtarë pritet të largohen. The Telegraph raporton se ndër ta është edhe Paul Pogba. Mourinho gjithmonë është shprehur kundër shitjes së mesfushorit francez dhe Pogba do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen deri në fund të sezonit.

Nëse vazhdon me formën aktuale, ekziston mundësia që ai të largohet nga Old Trafford.

Gjithsesi, edhe nëse Mourinho vendos ta shesë lojtarin, vetëm dy klube janë në gjendje të investojnë për të: Real Madrid dhe PSG, që aktualisht nuk janë të interesuar.

Madrid mund ta kishte blerë verën e 2016, por thuhet se nuk ka qenë i bindur. Ndërsa PSG nuk do të ketë shumë mundësi të manovrojë në merkato pas problemeve me Fair Play Financiar.

Related posts

BARAZIM I ËMBËL/ Shqipëria del me pikë nga Çekia, një kryevepër e Bajramit “hesht” Pragën

F.autor

Bayern Munchen synon të thyejë rekordin dhjetëvjeçar të Werder Bremen

Sadik.Autor

Alegri njeriu i rekordeve/ Për t’u bërë TRAJNER legjendë i duhet… Championsi

Isa.Autor

Leave a Comment