Futboll Sport

Bakaj e bën sefte në Bjellorusi, Gjasula është katastrofë

Aventura e sulmuesit, Elis Bakaj, në kampionatin bjellorus nuk ka qenë aspak e lehtë. Futbollisti u largua nga Kukësi me entuziazëm të madh dhe iu bashkua gjigantëve të kampionatit bjellorus, Shakhtyor Soligorsk. Eksperienca e shqiptarit nuk nisi aspak mirë, pasi skuadra e tij nuk arriti që të fionte në 4 ndeshjet e para madje ndryshoi dhe trajnerin. Sot, ekipi i Bakajt luajti ndeshjen e 5-të në kampionat dhe arriti të shijonte 3 pikët e para në kampionat.

Ekipi i shqiptari Shakhtyor Soligorsk priti në shtëpi skuadrën e Torpedo Minsk dhe arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0. 30-vjeçari luajti 90 minuta dhe arriti të bënte mirë duke marrë vlerësime pozitive, por skuadra nuk është aty ku duhet. Ekipi fitoi, por nuk u shpreh si duhet në fushën e lojës duke fituar minimalisht. Megjithatë, kjo fitore mund t’u shërbejë drejtuesve dhe lojtarëve që të dalin nga kriza. Ekipi i Shakhtyour merr vendin e 10-të me 5 pikë. Kampionati sapo ka nisur dhe është i gjatë.

Në krahun tjetër, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare ka shkuar shumë keq sot. Jurgen Gjasula zhvilloi një ndeshje për t’u harruar me skuadrën e Greuther Furth-it. Numri 10-të e nisi si gjithmonë si titullar takimin kundër St. Pauli-it në transfertë. Skuadra e tij pësoi një humbje të madhe, pasi u mposht me rezultatin 3-0. Gjasula nuk e mbylli takimin, pasi luajti vetëm 45-minuta. Ai e mbylli takimin në pushimin e saj. Zëvendësimi i tij nuk u prit mirë nga futbollisti, por diskutohen zgjedhjet e trajnerit. Gjasula është titullar i përhershëm dhe nuk ka vend për panik. Sezoni i Greuther Furth-it ka qenë pa pretendime, pse ekipi nuk ka synuar ngjitjen në Bundesliga, por qëndrimin në kategorinë e dytë. Objektiv ky që është arritur, prandaj dhe ekipi i Gjasulës është dhe më i qetë.

Related posts

“JAM I SHQETËSUAR,POR LAPORTA DO TA BINDË “PLESHTIN”/ Koeman: Bëjmë sakrificë që të mbajmë Messin

Delo.autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Pas një krosimi, Hugo Duro mposht “Los Blancos” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Shoku i Uzunit dhuron spektakël, sllovakët i falen autogolit të Sheznit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment