Futboll

Balotelli: Po të isha i bardhë do të kisha më pak probleme

Mario Balotelli beson se po të ishte i bardhë do të kishte më pak probleme dhe do të ishte falur më herët por insiston se Italia nuk është një vend racist.

Sulmuesi i Nice nuk ka luajtur me Italinë që prej 2014 në Kupën e Botës dhe nuk është thirrur nga trajneri i përkohshëm Di Biagio së fundmi.

“Në disa stadiume njerëzit thërritën ‘nuk ka italianë të zinj’ drejt meje, por unë vërtetoj që ka,” shprehet ai për So Foot në Francë.

“Edhe nëse jam italian, i lindur dhe rritur në Itali, ligji më quajti italian vetëm pasi mbusha 18 vjeç. Ligji është i gabuar dhe kjo mbase është arsyeja pse njerëzit e shohin ngjyrën e zezë si inferiore.

“Mendoj se po të kisha qenë i bardhë, do të kisha pasur më pak probleme. Mbase i kam shkaktuar vetë shumicën  tyre dhe kam treguar sjelljen e gabuar, por a do të isha falur më herët? Absolutisht që po.

“Gjithsesi Italia nuk është një vend racist, por ka racistë. Ndryshimi është në dorën e gjeneratës tjetër dhe duhet t’i mësojmë fëmijëve që të gjithë janë njëlloj, megjithëse ndryshojmë nga paraqitja.”

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus synon të transferojë yllin e kampionëve francez…

Delo.autor

Edi Martini në rolin e menaxherit: Kam dy oferta për shkodranin Hebaj

Sadik.Autor

DEBUTIMI SPEKTAKOLAR/ Ja masat ekstreme për ndeshjen e parë të RONALDOS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment