Futboll Seria A

Barazim në “San Siro”, minimizohen shanset e Milanit për në Champions

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja e mbrëmjes në “Serie A” mes Milan dhe Sassuolo, duke zvogëluar tepërmi shanset e vendasve për të arritur një nga katër vendet e para, që garanton praninë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë luajtën ndeshjen më të dobët që kur Gennaro Gattuso ka marrë drejtimin e ekipit dhe me përjashtim të dy rasteve në 10 minutat e para ishin të përgjumur totalisht.

Në pjesën e dytë, kur vendasit duhet të jepnin shtysën maksimale ata nuk patën kthjelltësinë dhe saktësinë e duhur dhe nuk e goditën asnjë portën kundërshtare.

Sassuolo e ndëshkoi Milan rreth 15 minuta para fundit me golin e bukur të Matteo Politano nga jashtë zone, që nuk i dha mundësi reagimi portierit Donnarumma.

Gjithsesi, katër minuta para fundit, Milan shmangu humbjen me golin e shënuar nga Nicola Kalinic.

Kur mbeten edhe shtatë ndeshje nga fundi i kampionatit, Milan renditet në vendin e gjashtë, tetë pikë larg zonës Champions, ndërsa Sassuolo është tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

VIDEO / Dy golat e ndeshjes…

 

 

Related posts

“INTER MË KISHTE VENDOSUR OBJEKTIVA TË TJERA”/ Spalletti: Më kërkoi Milani, por…

Delo.autor

PARA NDESHJES NË “ANFIELD”/ ​Mourinho: Liverpooli ka qenë me fat, ata e dinë se…

Isa.Autor

​Atletico mposht Valencian, ‘kërcënon’ Barcelonën kryesuese

Q.Autor

Leave a Comment