Albanian Stars Futboll

Bekim Balaj rigjen golin te Akhmat Grozny

Bekim Balaj rikthehet me gol te Akhmat Grozny. Sulmuesi shqiptar shënoi me 11-metërsh rrjetën e barazimit 1-1, që skuadra e Premier Ligës ruse regjistroi në miqësoren me Pavlodar, ndeshje e luajtur në Turqi aty ku ekipi nga Çeçenia po zhvillon fazën përgatitore.

Edhe pse me penallti, goli shërbeu si një sinjal i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, që gjatë këtij sezoni ka vuajtur dëmtime të një pas njëshme, të cilat nuk e kanë lejuar të shfaqë potencialin e vërtetë.

Në miqësoren e barazuar përballë rivalëve kazakë, Balaj u aktivizua në formacionin titullar dhe qëndroi në fushë 90 minuta. Kjo ishte hera e parë në shtatë muaj që bomberi kuqezi aktivizohej përgjatë gjithë ndeshjes, diçka që kishte ndodhur për herë të fundit më 16 Korrik të vitit të kaluar, në ndeshjen që Akhmat Grozny fitoi në kampionat përballë Amkar Perm.

Rrjeta e realizuar në miqësore, ku stafi teknik i skuadrës çeçene kishte vendosur të linte pushim pjesën më të madhe të titullarëve, mes të cilëve edhe Odise Roshin, vlen shumë për moralin e Balajt, i cili nuk shënon në kampionat me ekipin nga Grozni prej 21 Majit 2017. Paraqitja e shkodranit është gjithashtu një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren, vetëm një muaj përpara ndeshjes miqësore me Norvegjinë.

Related posts

‘Mallkimi’ i penalltive, statistikat e Messit në La Liga janë dëshpëruese

Q.Autor

Neymar po negocion me Real Madridin, në lojë edhe Il Fenomeno

Sadik.Autor

“TË GJITHË PRESIN QË VLLAZNIA TË HUMBË”/ Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse nesër bie shi, qen apo mace. Asgjë s’na ndalon

Delo.autor

Leave a Comment