Futboll La Liga

Barça-Valencia, katalanasit luajnë për rekordin 38-vjeçar

Barcelona dukej se do të realizonte “Triplete”-n në këtë sezon para se të përplasej me murin verdhekuq të martën në mbrëmje dhe të përjetonte një nga humbjet më befasuese të historisë së saj.

Në fakt, disfata 3-0 e pësuar kundër Roma-s i ka eliminuar ata nga Champions League dhe i ka dhënë fund ëndrrës për të fituar çdo trofe në këtë sezon. Pasditen e së shtunës, lojtarët e Valverde do të kthehen në fushë për javën e 32-të të kampionatit spanjoll dhe do të presin në shtëpi ekipin e Valencia-s, që mban vendin e tretë në renditje.

“Los Che” duhet të paraqiten me një moral shumë të mirë në “Camp Nou” pas 8 fitoreve të marra në 9 ndeshjet e fundit. Është e vërtetë se ata kanë qenë me fat në disa prej këtyre ndeshjeve, por duket se kjo i ka ndihmuar të përftojnë sërish “vesin” e fitoreve.

Për më tepër, pasi ndeshjes në “Olimpico” të katalanasve, ku janë shfaqur të gjitha problemet e tyre, Valencia do të provojë të imitojë stilin e romanëve. Një tjetër faktor që shkon në favor të miqve është fakti se ata nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe do të jenë më të freskët fizikisht.

Shifra dhe Fakte
– Barça ka fituar 4 nga pesë ndeshjen e fundit të luajtura kundër Valencia-s. Këto dy ekipe janë takuar 3 herë në këtë sezon, me ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Mestalla” që është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa katalanasit kanë fituar dy takimet e Kupës së Mbretit.

– Barcelona është e pamposhtur në 38 ndeshje të La Liga-s (31 fitore, 7 barazime) duke barazuar rekordin e vendosur nga Real Sociedad mes 1979-ës dhe 1980-ës dhe sot mund të vendosë një të ri për sa i takon numrit të njëpasnjëshëm të ndeshjeve pa humbje në kampionat.

– Valencia ka fituar dy nga katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Camp Nou”, duke shënuar shtatë gola në ato katër takime.
– Marcelino Garcia Toral nuk ka fituar kurrë ndaj Barcelona-s në karrierën e tij si trajner (4 barazime, 13 humbje).

Related posts

MOURINHO THYEN HESHTJEN/ Shpjegon polemikat me Pogba te Manchester United

F.autor

NUK KA MË JUSTIFIKIME/ Liverpool hedh kandidaturën për titull pas SUPER MERKATOS

Isa.Autor

RUSI 2018/ Deschamps: Zidane te Franca? Unë nuk ia jap çelësat…

Sadik.Autor

Leave a Comment