Futboll Premier League

Jose Mourinho: Më vjen keq, nuk mund të bëj asgjë për Martial dhe Rashford

Jose Mourinho deklaroi se nuk mund të bëj asgjë në lidhje me mungesën e minutave të mjaftueshme për Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

Që të dy futbollistët nuk konsiderohen më si titullar, pas ardhjes së Alexis Sanchez dhe menaxherët e tyre kanë kërkuar largimin.

Martial është ankuar për mundësitë e pakta që i janë dhënë dhe Rashford e ka imituar gjatë kësaj jave, pasi ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar në Premier League gjatë këtij viti.

“Ky është vetëm futboll, – tha Mourinho. – Do të ishte shumë ekonomike për klubet e futbollin nëse do të kishin vetëm 11 futbollistë dhe do të luanin gjithmonë të njëjtët lojtarë, pa dëmtime, pa kualifikime dhe pa lodhje.”

Mourinho shtoi: “Do të ishte idealja për të gjithë që të kishim vetëm 11 futbollistë, por kjo është e pamundur. Nuk mund të bëj asgjë për Martial dhe Rashford.”

“Për Rashford, edhe pse nuk ka qenë titullar, shikoni statistikat dhe është lojtari që ka më shumë ndeshje që kur unë jam trajneri i Manchester United, – vazhdoi portugezi. – Lukaku dhe Matic kanë luajtur më shpesh se të tjerët si titullar, po kjo është detyra ime si trajner.”

Related posts

HUMBJA SHKATËRRUESE E MANCHESTER CITY/ Shikoni reagimin e Mia Khalifës (FOTO)

Delo.autor

AKORDI GATUSSO-NAPOLI/ Rinovimi po afron, trajneri heq klauzolat e “çmendura” të presidentit

Delo.autor

NJË DITË PAS BOJKOTIT TË STËRVITJES/ Ja vendimi që marrin lojtarët e Skënderbeut

Delo.autor

Leave a Comment